Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e Teheranit, monedha e Iranit shënon rënie rekord
Aktualitet

Lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e Teheranit, monedha e Iranit shënon rënie rekord

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Monedha e Iranit ka rënë në shkallën më të ulët kundrejt dollarit amerikan, pasi konflikti dymujor është duke e tronditur ekonominë e vendit, e cila veçse ka qenë e gjunjëzuar nga sanksionet.

Sulmet ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës së Teheranit, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin.

Monedha kombëtare e Iranit, riali, ra në një nivel të ri të ulët prej 1.81 milion rialësh për një dollar amerikan më 29 prill, para se të rikuperohej ditën pasuese.

Sipas mediave iraniane, riali ka humbur gati 15 % të vlerës së tij në ditët e fundit.

Read more (Irani):Presidenti i FIFA-s e rikonfirmon: Irani merr pjesë në Kupën e Botës 2026

Irani dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për një armëpushim më 8 prill, megjithatë Uashingtoni e rriti trysninë ekonomik duke vendosur bllokadë detare më 13 prill.

Kjo bllokadë ia ka bërë edhe më të vështirë Teheranit forcimin e valutës së vet përmes eksporteve.

Sipas Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni vjetor, i cili ishte mbi 40 për qind para luftës, u rrit në 50 për qind deri më 4 prill.

Iranianët thonë se çmimet e produkteve bazë si orizi, vezët dhe pula, janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.

Read more (iran):Trump: SHBA-të po shqyrtojnë shkurtimet e trupave në Gjermani (ndërsa përplasjet me Merz intensifikohen)

Rritja e inflacionit ishte një nga faktorët që shkaktoi protesta mbarëkombëtare në janar, të cilat përbënin një nga kërcënimet më të mëdha për Qeverinë klerikale të Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë të paparë më herët, duke vrarë mijëra njerëz, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Edhe Irani gjithashtu ka tentuar t’iu shkaktojë dëme të mëdha ekonomike Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Read more (Izraeli):Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

Teherani iu përgjigj sulmeve ajrore SHBA-Izrael duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare për furnizimet globale të naftës dhe gazit.

Ky veprim ka tronditur tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka destabilizuar ekonominë globale.

Më 29 prill, çmimi i naftës Brent u rrit me gati 7 për qind, duke kaluar mbi 126 dollarë për fuçi. Kjo është rritja më e lartë qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022./ REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #çmimi i naftes #Inflacioni #iran #Irani #Izrael #Izraeli #Lufta në iran #Para #teheran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin