Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministri izraelit paralajmëron vazhdimin e luftës me Iranin: Mundësi historike për të ndryshuar realitetin rajonal
Aktualitet

Ministri izraelit paralajmëron vazhdimin e luftës me Iranin: Mundësi historike për të ndryshuar realitetin rajonal

• 1 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Tel Avivi mund të vazhdojë së shpejti luftën kundër Iranit, duke theksuar se objektivat strategjikë të shtetit izraelit mbeten të pandryshuar.

Situata aktuale paraqet një moment vendimtar për zhvillimet në rajon, ndërsa institucionet e sigurisë po analizojnë hapat e ardhshëm në përputhje me interesat kombëtare.

Ai nënvizoi se Irani ka pësuar goditje të konsiderueshme gjatë vitit të kaluar, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë strategjik, duke shtuar se shumë prej këtyre operacioneve kanë qenë të planifikuara prej kohësh dhe janë realizuar në fusha të ndryshme, raporton timesofisrael.

Read more (Izraeli):Izraeli hakmerret pas vrasjes së ushtarit nga Hezbollahu, bombardon Libanin – raportohen tetë të vrarë

Mbi dy muaj që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin – MINUTË PAS MINUTE

Katz la të kuptohet se këto veprime kanë dobësuar kapacitetet e Iranit dhe kanë krijuar një terren të ri për zhvillime të mëtejshme.

“Operacionet dhe sfidat me të cilat përballemi pritet të intensifikohen në periudhën në vijim, por njëkohësisht kjo është një mundësi historike për të ndryshuar realitetin rajonal”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se Izraeli synon të shfrytëzojë këtë moment për të forcuar pozicionin e tij strategjik.

Read more (Irani):Lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e Teheranit, monedha e Iranit shënon rënie rekord

Katz gjithashtu theksoi se presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë në krye të përpjekjeve për arritjen e objektivave të luftës.

Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet kyç për të garantuar që Irani të mos përbëjë më kërcënim për sigurinë dhe ekzistencën e Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe asaj që ai e quajti “bota e lirë” në të ardhmen. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Benjamin netanyahu #Donald Trump #Irani #Israel katz #Izraeli #Lufta në iran #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
  • “E dini përse i la Ergys Agasi dokumentet në makinë që t’i gjente SPAK?”, Salianji: Dy personat që ndikuan në emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 2 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by