Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kroaci: Kërkohet 25-vjeçari nga Serbia, dyshohet se dëmtoi veturën me targa të Kosovës dhe publikoi videon në Instagram
Aktualitet

Kroaci: Kërkohet 25-vjeçari nga Serbia, dyshohet se dëmtoi veturën me targa të Kosovës dhe publikoi videon në Instagram

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Qarkut në Rijekë ka caktuar më 29 prill 2026 masën e paraburgimit për një shtetas 25-vjeçar të Serbisë, i dyshuar për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit dhe nxitjes publike të dhunës dhe urrejtjes.

Sipas vendimit, paraburgimi është caktuar në mungesë, pasi i dyshuari është i paarritshëm për organet kroate të drejtësisë dhe dyshohet se ndodhet në arrati.

Rasti lidhet me një incident të ndodhur më 31 gusht 2022, rreth mesnatës, në Opatija, në rrugën “Mareshal Tito”, në hapësirën e parkimit të hotelit “Kristal”. Sipas mediave kroate, i dyshuari akuzohet se ka dëmtuar një veturë Audi me ngjyrë të bardhë dhe targa të Kosovës, në pronësi të një shtetasi të Kosovës, duke vizatuar me marker të zi një simbol dhe duke shkruar me alfabet cirilik mbishkrimin “Kosovo je Srbija”, çka – sipas procedurës – ka shkaktuar dëm material rreth 398 euro, njoftojnë mediat kroate.

Read more (Gjykata):Kërcënoi se do shpërthente një bombë në Rinas nëse Shqipëria nuk e njihte Kosovën si Serbi, përfundojnë hetimet ndaj 44-vjeçarit rus

Raportimi thekson se rrethanë rënduese konsiderohet edhe fakti se i dyshuari dyshohet se e ka filmuar aktin me telefon dhe më pas e ka publikuar videon në Instagram. Prokuroria vlerëson se përmes këtij publikimi ai ka bërë të disponueshme për publikun një përmbajtje që nxit dhunë ose urrejtje ndaj një grupi apo anëtari të grupit, mbi baza fetare, kombëtare e etnike, gjuhës dhe origjinës.

Gjykata, sipas aktvendimit, e mbështet dyshimin e bazuar në kallëzimin penal të policisë së rajonit Primorsko-Goranska, si dhe në prova të mbledhura gjatë hetimeve, përfshirë shënime zyrtare, fotografi të automjetit të dëmtuar, pamje nga kamerat e hotelit “Kristal”, publikimin në Instagram dhe materiale të tjera.

Read more (Audi):Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, makina e autorëve gjendet e fshehur në një banesë, u mor me qira në Rinas! Në kërkim bashkëpunëtori

Në vendim thuhet se i dyshuari nuk është gjetur në vendbanimin e deklaruar, se nga 29 gushti 2022 nuk ka shkuar në punë dhe nuk e ka lajmëruar punëdhënësin, ndërsa akomodimin e ka lënë më 2 shtator 2022. Po atë ditë, sipas të dhënave të lëndës, ai ka dalë nga Kroacia me transport publik përmes pikës kufitare Stara Gradishka.

Mediat kroate raportojnë se i dyshuari nuk i është përgjigjur as ftesës së prokurorisë për marrje në pyetje në nëntor 2022, ndërsa përpjekjet për kontakt përmes ndihmës juridike ndërkombëtare janë refuzuar nga autoritetet kompetente të Serbisë. Sipas shkresave, ai nuk ka vendbanim të deklaruar në Serbi dhe ndaj tij është lëshuar urdhër-kërkim në nivel kombëtar.

Read more (Mediat):Sulm i ri ukrainas ndaj “Çernobilit rus”

Masa e paraburgimit mund të zgjasë deri në një muaj dhe do të llogaritet nga dita e privimit nga liria. Gjykata ka përcaktuar gjithashtu se paraburgimi mund të zëvendësohet me dorëzani prej 5.000 eurosh, nëse i dyshuari jep garanci se nuk do të fshihet, nuk do të largohet pa miratim, nuk do të pengojë procedurën dhe nuk do të kryejë vepra të reja penale./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Audi #Gjykata #Instagram #Kroaci #Kroacia #Masa e paraburgimit #Mediat #Prokuroria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Audi’ përplas për vdekje 13-vjeçarin me monopatinë në Lezhë, shoqërohet drejtuesi! Mjeti përfundon në kanal në Fushë-Krujë, vdes shoferi (VIDEO)
  • E-mail për bombë në disa institucione të vendit, Policia: Alarm fals, po punohet për identifikimin e autorit! Mesazhet erdhën nga Argjentina dhe Brazili
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-kryeplakun e fshatit! Arrest shtëpie për të birin
  • “Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…
  • “Koordinator i krimit me qeverinë”/ Agasi në pranga, Berisha: Kishte kontroll mbi të dhëna e shqiptarëve nëpërmjet AKSHI
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 17 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 15 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 15 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by