
Paul Pogba pritet ta nisë si titullar për herë të parë pas katër vitesh, kur Monaco të përballet me Metzin në Ligue 1 këtë fundjavë.
Mesfushori 33-vjeçar, i cili iu bashkua Monacos verën e kaluar, ka pasur rol të kufizuar këtë sezon, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në kampionat dhe duke grumbulluar gjithsej 57 minuta lojë.
Nëse përzgjidhet, kjo do të ishte paraqitja e tij e parë si titullar që nga 16 prilli i vitit 2022, kur luajti për Manchester United ndaj Norwich Cityt në Ligën Premier.
Read more (Paul pogba):Pogba: Bruno Fernandes te City do të ishte në podiumin e Topit të Artë
Monaco aktualisht po lufton për një vend që dërgon në garat evropiane dhe ka nevojë për rezultate të forta në ndeshjet e mbetura të sezonit, ndërsa dueli ndaj Metz, që ndodhet në fund të tabelës, konsiderohet si një ndeshje “duhet fituar”.

Rikthimi i Pogbas në formacionin startues do të ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, pas një periudhe të gjatë të ndikuar nga lëndimet dhe minuta të pakta në fushë, teksa synon të rigjejë ritmin dhe ndikimin e tij në nivel klubesh.
Read more (Monaco):Tri transferime për 250 milionë euro, zbulohet kërkesa e Luis Enrique për rinovimin e kontratës me PSG-në
Monaco është në garë për një vend që dërgon në Evropë dhe ka nevojë për rezultate të forta në javët e fundit të sezonit.
Përballja me Metz që ndodhet në fund të tabelës, shihet si ndeshje ku duhet fitore, para dueleve të mbetura ku Monacon e presin edhe përballje të vështira, përfshirë ndeshjen në shtëpi ndaj Lille dhe mbylljen e sezonit në transfertë ndaj Strasbourg./Telegrafi/





