Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjermania tani është shpenzuesi më i madh ushtarak në Evropë – çfarë po blen më së shumti ajo
Aktualitet

Gjermania tani është shpenzuesi më i madh ushtarak në Evropë – çfarë po blen më së shumti ajo

• 1 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shpenzimet ushtarake të vendeve evropiane anëtare të NATO-s u rritën vitin e kaluar me ritmin më të shpejtë që nga viti 1953.

Udhëheqësit evropianë duket se po i përmbushin premtimet për rritjen e buxheteve të mbrojtjes.

Pas presionit të Shteteve të Bashkuara, ku presidenti Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s për mosarritjen e objektivave të dakorduara për shpenzimet ushtarake, investimet në Evropë gjatë vitit 2025 u rritën me 14 për qind — më shumë se në çdo kontinent tjetër — duke arritur në 739 miliardë euro.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), kjo përfaqëson rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga vitet 1950 dhe është dy herë më e lartë se niveli i para dhjetë vjetësh.

Rritja vjen në një kohë kur shumë vende anëtare të NATO-s po synojnë të përmbushin objektivin e ri për shpenzimet e mbrojtjes, që parashikon arritjen e 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035, raporton Telegrafi.

Ndërkohë, Gjermania ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, duke shpenzuar rreth 97 miliardë euro vitin e kaluar — një rritje prej 24 për qind krahasuar me vitin 2024, raporton euronews.

Read more (Donald Trump):“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”, Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose bombardime

Kjo do të thotë se Gjermania ka tejkaluar Mbretërinë e Bashkuar duke u bërë investitori më i madh në mbrojtje në Evropë dhe renditet e katërta në botë, pas Shteteve të Bashkuara (854 miliardë dollarë), Kinës (336 miliardë dollarë) dhe Rusisë (190 miliardë dollarë).

Bundeswehr synon të bëhet “forca më e fortë konvencionale në Evropë”

Me një paketë prej 153 projektesh të mëdha në zhvillim, Gjermania synon të blejë sisteme të reja armatimi, të modernizojë pajisjet ekzistuese, si dhe të forcojë infrastrukturën dhe sigurinë kibernetike, ka deklaruar për Europe in Motion koloneli në pension Ralph Thiele, kryetar i EuroDefense Germany.

Forcat e armatosura gjermane (Bundeswehr) po fuqizojnë brigadat e tyre të këmbësorisë edhe me më shumë mjete luftarake Puma, si dhe me një porosi shumë miliardëshe për 237 sisteme “Future Infantryman” (Infanterist der Zukunft) deri në vitin 2029.

Ky sistem është një platformë luftarake modulare dhe e integruar, e projektuar për të rritur ndjeshëm fuqinë goditëse, mbijetesën, lëvizshmërinë, komandimin në fushëbetejë dhe aftësitë stërvitore të ushtarëve të këmbësorisë.

Read more (Gjermania):Kancelari gjerman thekson rëndësinë e marrëdhënies me SHBA-në – orë pasi Trump sugjeroi tërheqjen e trupave

Ushtria gjermane po përqendrohet gjithashtu në mbylljen e boshllëqeve në mbrojtjen ajrore, me plane për të blerë deri në 600 sisteme anti-ajrore “Skyranger 30”, si dhe 20 avionë të rinj Eurofighter, së bashku me investime të mëdha në sisteme raketore të drejtuara, përfshirë porosi për Patriot, IRST dhe raketa Meteor, tha ai.

Edhe forcat detare pritet të zgjerohen, me plane për blerjen e deri në 42 anijeve të reja të pajisura me 50 sisteme pa pilot, duke përfshirë korveta dhe nëndetëse moderne.

Sipas Thiele, prioritet strategjik po bëhen edhe programet ushtarake në hapësirë, përfshirë investime në satelitë spiunë, avionë hapësinorë dhe sisteme mbrojtjeje me laser në orbitë.

Ai theksoi se këto zhvillime do ta shndërrojnë ushtrinë gjermane në “forcën konvencionale më të fuqishme në Evropë”.

Cilat vende të tjera po rrisin shpenzimet ushtarake?

Read more (Bundeswehr):Gjermania vendos: Trupat ushtarake mbeten në Kosovë, stabiliteti i rëndësishëm edhe për ne

Një tjetër ekonomi e madhe që ka rritur ndjeshëm shpenzimet është Italia, me një rritje prej 20 për qind, duke u afruar pothuajse me Izraelin në nivelin e shpenzimeve ushtarake, që arrijnë në rreth 41 miliardë euro.

Ndërkohë, Spanja — e konsideruar shpesh si një nga vendet më pak të përkushtuara brenda NATO-s — ka regjistruar një rritje edhe më të madhe prej 50 për qind, duke arritur për herë të parë që nga fillimi i viteve ’90 objektivin e mëparshëm të aleancës prej 2 për qind të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes.

Kush shpenzon më shumë në raport me PBB-në?

Duke parë shpenzimet e mbrojtjes si përqindje e PBB-së, krijohet një pasqyrë më e qartë se cilat vende e trajtojnë mbrojtjen si prioritet kombëtar.

Përjashtuar Ukrainën, e cila shpenzon rreth 40 për qind të PBB-së për mbrojtje për shkak të luftës, Algjeria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë në botë, me 8.8 për qind.

Read more (Forcat e Armatosura):Firmoset marrëveshja për ndërtimin e anijeve lundruese në Pashaliman për ushtrinë shqiptare, Rama: Do jetë në dobi edhe të vendeve aleate

Në Evropë, vendet që shpenzojnë më shumë janë kryesisht ato që kufizohen me Rusinë. Në krye të listës qëndron Polonia, e cila ndan rreth 4.5 për qind të PBB-së për armatim dhe infrastrukturë mbrojtëse.

Letonia renditet e dyta me 3.6 për qind të PBB-së, e ndjekur nga Estonia me 3.4 për qind dhe Norvegjia me 3.3 për qind, ndërsa në fund të listës qëndrojnë Islanda (pothuajse 0 për qind), Irlanda (0.2 për qind) dhe Zvicra me 0.8 për qind.

Sa i përket pesë ekonomive më të mëdha të Evropës, Mbretëria e Bashkuar mbetet investitori më i madh në raport me PBB-në, me 2.4 për qind, pavarësisht një rënieje të lehtë të shpenzimeve në vitin 2025. Ajo ndiqet nga Gjermania me 2.3 për qind, Spanja me 2.1 për qind, Franca me 2 për qind dhe Italia me 1.9 për qind.

Si po ndikon lufta në Ukrainë në shpenzimet ushtarake?

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar një rënie të ndjeshme të shpenzimeve totale për mbrojtje, prej 7.5 për qind, kryesisht për shkak se në vitin 2025 nuk është miratuar ndihmë e re ushtarake për Ukrainën.

Read more (Ekonomi):Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

Kjo shënon një kontrast të fortë me tre vitet e mëparshme, kur për Kievin u miratuan gjithsej 127 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Megjithatë, SHBA-të mbeten dominuesi global, duke përbërë rreth 33 për qind të shpenzimeve totale të mbrojtjes në botë ndër 15 vendet kryesore. Ato ndiqen nga Kina me 12 për qind dhe Rusia me 6.6 për qind.

Sipas SIPRI, “pavarësisht presioneve ekonomike dhe sanksioneve të vazhdueshme, Rusia ka arritur të rrisë shpenzimet ushtarake nga viti në vit që prej vitit 2022, ndonëse me ndryshime në strategjitë e prokurimit dhe mënyrën e zhvillimit të operacioneve”.

Instituti shton se, ndërsa pushtimi i Ukrainës është shndërruar gradualisht në një luftë të konsumit, Rusia është orientuar gjithnjë e më shumë drejt blerjes së sasive të mëdha të armëve më të lira, me synimin për të ulur kostot operacionale dhe për të ruajtur ritmin e luftës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bundeswehr #Donald Trump #Ekonomi #Forcat e Armatosura #Franca #Gjermania #Kina #Mbreteria e Bashkuar #Rusia #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shembull qytetarie, revolucioni mund të nisë edhe nga natyra”/ Protestuesja nga Franca mesazh BE-së: Ne jemi Europa! Keni nevojë për ne aq sa ne për ju
  • Pamje që mbushin zemrat! Shqiptarët e diasporës bashkë, udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by