Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari e ka sfiduar publikisht Sali Berishën për një përballje gjyqësore, pasi u përjashtua nga gara për kreun e PD më 23 maj, me argumentin se nuk është anëtare e partisë. Në një postim në Facebook, Kokalari një dokument ku, krahas deputetëve demokratë si Albana Vokshi dhe Flamur Noka, ajo rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021.
Me këtë dokument, Kokalari bën me dije se do t’i drejtohet gjykatës, ku do të kërkojë të drejtën e saj, të cilën pretendon se i është mohuar.
Read more (evi kokalari):Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke
“Shihemi në gjyq, Sali Berisha!!”, shkruan Kokalari.
Kokalari pretendon se është anëtare e PD, pasi ka marrë pjesë në Kuvendin e organizuar nga “Rithemelimi” në 2021-shin. Ndonëse në selinë e PD, nuk ia pranuan dosjen e aplikimit, Kokalari e dërgoi atë në mënyrë elektronike, por gjithsesi u skualifikua nga gara.
Read more (PD):Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Përballje në gjyq ka paralajmëruar edhe kandidatja tjetër e skualifikuar, Mereme Sela, ndërsa Ervin Salianji ka deklaruar se do të ankohet tek ndërkombëtarët dhe PPE.






