Sali Berisha ka komentuar për herë të parë përjashtimin e kandidaturave për kreun e PD. Në një komunikim në rrjetet sociale me ndjekësit, Berisha tha se nuk mund të linin në garë kandidatë të Edi Ramës, duke përmendur me emër edhe Ervin Salianjin. Berisha do jetë i vetëm në këtë garë, por sipas tij PD është partia më e hapur dhe ndër të paktat parti në Europë dhe botë që e zgjedh kryetarin përmes votës së anëtarësisë.
Kreu i PD iu rikthye sërish sulmeve ndaj Salianjit, duke thënë se ai merr udhëzime nga krimi dhe se kur ishte në burg u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri.
Read more (sali berisha):Zgjedhje formale për kreun e PD/ Berisha i vetëm në ‘garë’, skualifikohen nga kandidimi Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj
“Vetëm se kërkoi të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti, kanë mobilizuar këtë kohë mafien e kokainës kundër PD. PD është nga ato të pakta, parti që në Europë dhe në botë që kryetarin e zgjedh me votën e anëtarësisë. Kjo parti, në garë pranohen dhe do pranohen çdo demokrat dhe demokrate që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore. Kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh që në garë të marrin pjesë kandidatë të Ramës? Apo kandidatë që në fushatë elektorale punuan hapur kundër PD, apo që në fushatë elektorale ndërruan parti. Këta në çdo parti me ndërgjegje politike këta vetëm përjashtohen për tradhtinë që kanë bërë ndaj partisë tyre në moment beteje. Është jashtë çdo lloj logjike që këta të mund të imagjinohen se mund të kandidojnë, këtë nuk e lejon asnjë parti në botë. Nëse nuk plotëson kriteret, nuk mund të kandidosh nëse s’ke kontribut të njohur nga partia. Çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë. Nuk mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin që merr udhëzimi nga Bistri dhe Agasi, që ne e bënim hero në burg kurse ai shtronte dreka dhe darka me Gjokën dhe Bistrin. Kjo kryesi është e detyruar të mbrojë interesat e demokratëve nga ata që i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë
Read more (PD):Preç Zogaj: PD në një skemë të vetëdijshme zvogëlimi
PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush kurrë. Këtë parti, Rama nuk mund ta marrë me kandidatura të shtirura. Salianji në burg e shiti veten. Në burg ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri, sapo doli ishte në shoqërinë e Agasit”, thotë Berisha.
Read more (Komunikim):NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur




