
Policia dje ka provuar nga liria pesë persona të dyshuar për dhunë familjare, dy nga Kumanova, një nga Lubjana, Republika e Sllovenisë, një nga Strumica dhe një nga Velesi.
“Më 01.05.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.D. (57) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij 28-vjeçare.
Më 01.05.2026, në orën 20:40, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, është privuar nga liria I.K. (48) nga Lubjana, Republika e Sllovenisë, pas një denoncimi paraprak se në një banesë në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje verbale, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Read more (Policia):Festë me rreth 100 të rinj në Perqevë të Shtërpcës, Policia gjatë kontrollit gjen kokainë, ekstazë e marihuanë
Më 01.05.2026, në orën 16:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria një 36-vjeçar banor të atij fshati, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se kishte shfaqur sjellje agresive ndaj nënës së tij 65-vjeçare.
Më 01.05.2026, në orën 08:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 23-vjeçar nga Velesi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij 24-vjeçare.
Read more (Ohër):Mickoski: Disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me mua në konferencë kur arritëm marrëveshje për paga më të larta
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen parashtresa përkatëse, thonë nga MPB.





