Qarkullimi i monopatinave nuk lejohet në Shqipëri pas një bllokimi të përkohshëm me vendim te Ministrisë së Brendshme. Vendimi u mor në tetor të vitit të kaluar, megjithatë duket se ka mbetur në letër. Në një vëzhgim i bërë nga Report Tv është konstatuar se qytetarët vazhdojnë ende të qarkullojnë me mjete elektrike.
Kaosi në rrugë dhe trotuare vazhdon. Qytetarët lëvizin me monopatina pa asnjë shqetësim, shpesh duke mos respektuar rregullat bazë të qarkullimit.
Disa futen mes automjeteve në lëvizje. Ndërsa të tjerë kryejnë manovra, duke shtuar rrezikun e aksidenteve rrugore
Read more (Vendimi):“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet
“Këta vijnë ballë përballë në sens të kundërt. Këta që qarkullojnë nëpër trotuare. Këta qarkullojnë kudo ku ju mbushet mendja këtyre. Pra nuk zbatojnë asnjë lloj rregulli”,- thotë Gëzim Hoxha, ekspert i aksidenteve rrugore.
Shihen edhe raste kur në një monopatinë udhëtojnë dy persona, duke rritur rrezikun për humbje ekuilibri. Sipas ekspertit të aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, përdorimi i këtyre mjeteve duhet të rregullohet me kritere të qarta sigurie.
“Të jenë 18 vjeç, të kenë kaskë mbrojtëse, të kenë mbrojtëse për bërrylat dhe mbrojtëse për gjunjët. Pse? Sepse këta probabiliteti për të rrëzuar këta është shumë i madh”,- thotë Hoxha.
Read more (Këmbësorët):Një nga urat më të gjata në botë -m për këmbësorët, çiklistët dhe transportin publik – sapo është hapur në Helsinki
Përtej rrezikut për aksidente, monopatinat po kthehen edhe në shqetësim për këmbësorët. Në Sheshin “Skënderbej”, të rinj lëvizin mes turmave, duke vënë në rrezik kalimtarët.
“Pra ata mund të qarkullojnë trotuar, mundësisht të hipin dhe nëpër shkallë, bëjnë çarë të duan. Policia me ata nuk merret. Merret vetëm në këtë kategori. S’është normale. Pra, të gjithë përdoruesit e rrugës janë të barabartë para ligjit”,- thotë Hoxha.
Manovrat e rrezikshme nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga qytetarët.
Read more (Policia):U hodh mbi djalin për ta shpëtuar, rrëfimi prekës për sakrificën e fundit të dëshmorit
“Shumë e pasigurt është.”
“Sikur patën vendos që do t’i heqin, po nuk zbatohen. Sa të duash sheh në qarkullim. Ka kudo”
“Duhet të ketë disa rregulla.”
“Plot ka. Ishte fillimi i një aksione pastaj vazhduam prapë. Nuk është mirë të të jenë ato nuk është mirë.”
Për ekspertin Hoxha, zgjidhja qëndron tek ndryshimet ligjore dhe rregullimi i qartë i përdorimit të monopatinave.
Read more (Para):Mbappe irriton tifozët e Real Madridit me veprimin e tij të fundit
“Ne nuk e kemi të rregulluar me ligj qarkullimin e tyre sepse nëse për biçikletat ne kemi në kodin rrugor një nen të caktuar, monopatinat ne nuk kemi. Bllokimi i tyre i menjëhershëm, i të gjithave, unë nuk e quaj normale. Duhen trajtuar njëlloj si automobilat e tjerë. Është automobil ai që ka fuqi motorike. Pra, duhet saktësuar limiti i kilometrazhit të tyre. Me çfarë kilometrazhi duhet të qarkullojnë nëse sepse i bëhet një korrigjim atyre dhe ta ecin dhe 120 km/h”,- thotë Hoxha.
Në tetor të vitit të kaluar, ministria e brendshme premtoi hartimin e një rregulloreje të posaçme për këto mjete, por kjo ende nuk ka ndodhur. Në muajin mars aktivistë të shoqërisë civile iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ndalimin pa afat të monopatinave elektrike.





