Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. VËZHGIMI I REPORT TV/ Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ Tiranën! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor
Aktualitet

VËZHGIMI I REPORT TV/ Urdhri i ndalimit në letër, monopatinat ‘pushtojnë’ Tiranën! Ekspertët: Të përfshihen në Kodin Rrugor

• 2 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qarkullimi i monopatinave nuk lejohet në Shqipëri pas një bllokimi të përkohshëm me vendim te Ministrisë së Brendshme. Vendimi u mor në tetor të vitit të kaluar, megjithatë duket se ka mbetur në letër. Në një vëzhgim i bërë nga Report Tv është konstatuar se qytetarët vazhdojnë ende të qarkullojnë me mjete elektrike.

Kaosi në rrugë dhe trotuare vazhdon. Qytetarët lëvizin me monopatina pa asnjë shqetësim, shpesh duke mos respektuar rregullat bazë të qarkullimit.

Disa futen mes automjeteve në lëvizje. Ndërsa të tjerë kryejnë manovra, duke shtuar rrezikun e aksidenteve rrugore

Read more (Vendimi):“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

“Këta vijnë ballë përballë në sens të kundërt. Këta që qarkullojnë nëpër trotuare. Këta qarkullojnë kudo ku ju mbushet mendja këtyre. Pra nuk zbatojnë asnjë lloj rregulli”,- thotë Gëzim Hoxha, ekspert i aksidenteve rrugore.

Shihen edhe raste kur në një monopatinë udhëtojnë dy persona, duke rritur rrezikun për humbje ekuilibri. Sipas ekspertit të aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, përdorimi i këtyre mjeteve duhet të rregullohet me kritere të qarta sigurie.

“Të jenë 18 vjeç, të kenë kaskë mbrojtëse, të kenë mbrojtëse për bërrylat dhe mbrojtëse për gjunjët. Pse? Sepse këta probabiliteti për të rrëzuar këta është shumë i madh”,- thotë Hoxha.

Read more (Këmbësorët):Një nga urat më të gjata në botë -m për këmbësorët, çiklistët dhe transportin publik – sapo është hapur në Helsinki

Përtej rrezikut për aksidente, monopatinat po kthehen edhe në shqetësim për këmbësorët. Në Sheshin “Skënderbej”, të rinj lëvizin mes turmave, duke vënë në rrezik kalimtarët.

“Pra ata mund të qarkullojnë trotuar, mundësisht të hipin dhe nëpër shkallë, bëjnë çarë të duan. Policia me ata nuk merret. Merret vetëm në këtë kategori. S’është normale. Pra, të gjithë përdoruesit e rrugës janë të barabartë para ligjit”,- thotë Hoxha.

Manovrat e rrezikshme nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga qytetarët.

Read more (Policia):​U hodh mbi djalin për ta shpëtuar, rrëfimi prekës për sakrificën e fundit të dëshmorit

“Shumë e pasigurt është.”

“Sikur patën vendos që do t’i heqin, po nuk zbatohen. Sa të duash sheh në qarkullim. Ka kudo”

“Duhet të ketë disa rregulla.”

“Plot ka. Ishte fillimi i një aksione pastaj vazhduam prapë. Nuk është mirë të të jenë ato nuk është mirë.”

Për ekspertin Hoxha, zgjidhja qëndron tek ndryshimet ligjore dhe rregullimi i qartë i përdorimit të monopatinave.

Read more (Para):Mbappe irriton tifozët e Real Madridit me veprimin e tij të fundit

“Ne nuk e kemi të rregulluar me ligj qarkullimin e tyre sepse nëse për biçikletat ne kemi në kodin rrugor një nen të caktuar, monopatinat ne nuk kemi. Bllokimi i tyre i menjëhershëm, i të gjithave, unë nuk e quaj normale. Duhen trajtuar njëlloj si automobilat e tjerë. Është automobil ai që ka fuqi motorike. Pra, duhet saktësuar limiti i kilometrazhit të tyre. Me çfarë kilometrazhi duhet të qarkullojnë nëse sepse i bëhet një korrigjim atyre dhe ta ecin dhe 120 km/h”,- thotë Hoxha.

Në tetor të vitit të kaluar, ministria e brendshme premtoi hartimin e një rregulloreje të posaçme për këto mjete, por kjo ende nuk ka ndodhur. Në muajin mars aktivistë të shoqërisë civile iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ndalimin pa afat të monopatinave elektrike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Këmbësorët #ministria e brendshme #monopatina #Para #Policia #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dorëheqje e qeveri teknike. Ne nuk shitemi”/ Aktivisti thirrje SPAK: 71 ditë në shesh. Hetoni Ramën, koka e korrupsionit. Faktet i keni
  • “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar
  • Aksident ‘zinxhir’ në Sarandë, përfshihen 6 automjete!
  • Kostot përgjysmojnë mbjelljet, fermeri ul sipërfaqen nga 180 në 80 hektarë dhe shkëmben silazhin me lopë
  • VIDEOLAJM/ ‘Ooo na mbyti, na mbyti’, momenti kur zjarrfikësit heronj luftojnë me flakët në Krujë: Mos u trembni…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by