Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA", analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO
Aktualitet

"Nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA", analistët komentojnë rezolutën e kongresistëve për Kosovën në NATO

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Doran Vojka, analisti i çështjeve ndërkombëtare, ka qenë i ftuar në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet e fundit në rajon. Vojka tha se hyrja e Kosovës në NATO dhe kërkesa e kongresmenëve që është publikuar së fundmi lidhet edhe me gjendjen aktuale të gjeopolitikës.

“Nuk ka rastësi në politikë, nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA. Ka një lëvizje në unison të plotë, një lëvizje ushtarake nga ana e ushtrisë dhe një lëvizje nga ana civile dhe nga ana e politikës amerikane, aty ku u bashkua me kërkesën e kongresmenëve”.

“Dua të kthehemi pak te realiteti. Për realitetin do të isha më i rezervuar. Përsa i përket kësaj të futjes së Kosovës në NATO në këto aspekte afatshkurtra, dhe e them këtë sepse, duke marrë parasysh që ajo fryma në SHBA, ajo fryma e politikanëve, nuk është një frymë për zgjerimin e NATO-s por për daljen nga NATO. E shohin si diçka negative. Të gjitha këto kërkesa kanë ardhur nga Trump sepse NATO-n e shohin si barrë. Një mundësi pse kjo lëvizje është e shpejtë ndoshta ndodh edhe për faktin e luftës me Iranin. Një prej bankave më të mëdha, JP Morgan, thotë se rezervat do të zgjasin deri në mes të majit. Një prej arsyeve që po i kushtohet vëmendje Kosovës është se aty mund të pasojë ai baruti i mbajtur i lagur në Ballkan.” – tha analisti Doran Vojka.

Read more (Nato):Gjermania po përgatitet për luftë, rrit kapacitet ushtarake – modernizon portet detare

E ftuar në një lidhje live nga Uashingtoni për emisionin “Balkan Talks”, edhe publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci komentoi nismën e tre kongresmenëve amerikanë për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO, sinjal i fortë politik

Sipas Kostrecit, çdo veprim i këtij lloji në SHBA ka rëndësi të veçantë, sidomos kur mbështetja vjen në mënyrë dypartiake.

“Çdo rezolutë në mbështetje të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër kur kemi një grup anëtarësh të kongresit nga të dyja partitë, është diçka e rëndësishme sepse sjell fokusin tek ajo që mbetet ‘themra e Akilit’ në Ballkan,” u shpreh ajo.

Read more (Shba):Trump rrit tarifat për automjetet e BE-së

Megjithatë, gazetarja theksoi se përtej simbolikës politike, duhet parë me realizëm mundësia e zbatimit të një nisme të tillë, duke marrë në konsideratë pengesat ekzistuese brenda aleancës.

“Duhet të kemi parasysh sa realiste është një gjë e tillë, duke qenë se katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën dhe vendimmarrja në NATO bëhet me konsensus,” theksoi Kostreci, duke nënvizuar se një proces i tillë do të jetë dhe kompleks.

Read more (Live):Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha

Ajo shtoi se dinamika globale dhe prioritetet e politikës së jashtme amerikane ndikojnë drejtpërdrejt në këtë çështje.

“Duhet parë gjithashtu sa interes ka administrata amerikane të merret me këtë temë, duke pasur parasysh zhvillime të tjera si tensionet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e ndërlikuara me disa vende të NATO-s,” u shpreh ajo.Ndryshe, Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, nxiti gjithashtu reagim të menjëhershëm nga Serbia, e cila rregullisht e lufton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Read more (Kosova):Beteja e Arbër Bullakajt në Parlamentin e Zvicrës – lehtësimi i  marrjes së shtetësisë nga të huajt

Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ajo gjithashtu është aktualisht duke e shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri të plotë, që pritet të zgjasë deri më 2028.

Read more (Keith self):Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje

Për më tepër, Kosova nuk është as pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, i cili shërben si rrugë për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon njëzëshmëri brenda aleancës, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin më të ri në Evropë.

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ballkani #Greqia #Keith self #Kosova #Live #Mike lawler #Nato #Rumania #Shba #Sllovakia #Spanja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide
  • LIVE- “Bashkohuni me ne!”, protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!
  • LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën!
  • E vetmja media që transmetoi pa ndërprerje që nga dita 1, protestuesja nga diaspora: Vetëm News24 na dha mundësinë t’ju ndiqnim live!
  • LIVE | “Nuk ikim nga sheshi pa larguar Ramën!”/ 20 ditë revoltë, nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Dorëheqje pa kushte!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 12 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by