Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 73-të kundër qeverisë së Edi Ramës.
Qytetarët po lëvizin në Bulevard me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit. Kjo është protesta e 73-të që zhvillohet kundër qeverisë Rama, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vijim, ndërsa pritet që tubimet të marrin përmasa më të mëdha me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora.




