Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
Politikë

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

• 27 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij publike, duke e akuzuar se shmangu përballjen me gazetarët në një moment kur, sipas opozitës, duhej të jepte përgjigje për çështjen e Vlora Hysenit dhe emërimet në institucionet e sigurisë.

Sipas Nokës, Rama anuloi konferencën për shtyp dhe zgjodhi t’i drejtohej publikut përmes një kamere, pa u përballur me pyetjet e gazetarëve.

Read more:Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore

“Rama shmangu përballjen me gazetarët. Anulloi konferencën për shtyp. Shqiptarët prisnin reagimin e tij për skandalin shtetëror që mban emrin Vlora Hyseni, të cilën e emëroi në krye të SHISH”, shkruan Noka.

Read more:Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh

Reagimi:

Rama shmangu përballjen me gazetarët. Anulloi konferencën për shtyp.
Shqiptarët prisnin reagimin e tij për skandalin shtetëror që mban emrin Vlora Hyseni, të cilën e emëroi në krye të SHISH. Mirëpo i ka hyrë lepuri në bark, aq sa nuk e pati burrërinë t’i bënte ballë pyetjeve që gazetarët do i drejtonin. Zgjodhi t’i fliste një kamere 🎦
Sot shqiptarët prisnin që Edi Rama të jepte llogari për vendimet e tij politike, sepse emërimet e tij janë përgjegjësia e tij politike.
Shqiptarët prisnin dorëheqjen, por dëgjuan një monolog të përsëritur. Panë një paburrëri shtetërore, një ngutje për t’ia hedhur edhe kësaj radhe me një fjalim të rishkruar.
Edi Rama vendosi shtetin në dispozicion të krimit.
Kartelet kontrollojnë karriget e larta të shtetit, përfshirë kryeministrin.
Sot Shqipëria nuk ka siguri kombëtare.
SHISH dhe Policia e Shtetit kontrollohen nga Ergys Agasi. Bashkëpunëtorët sekretë të SHISH dhe policisë i ka në xhep Agasi, Suel Çela, Troplinët dhe Xhabaftët. Ministrin e Mbrojtjes e kontrollon Agasi me ortakun Ron Yeffet.
Për asgjë nga këto nuk guxoi të përgjigjet Edi Rama. Të gjithë e dinë psenë. Ai është strumbullari i këtyre skandaleve shtetërore. Ai është kurbani i fundit i narkoshtetit që krijoi. Ka radhën.

Read more:Rama: Arrestimi i zyrtarëve të qeverisë nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni. Drejtësia e pavarur falë nesh, edhe duke e vuajtur mbi lëkurë

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Edi Rama #ergys agasi #flamur noka #Gazetarët #institucionet #Policia #policia e shtetit #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin