Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
Ekonomi

Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Buka dhe sallami duket se janë më të preferuarat nga shqiptarët, teksa dhe industria shqiptare është fokusuar më shumë në këtë prodhim.

Në një industri ku për vite me radhë pesha kryesore ka qenë te nafta, kromi dhe mineralet, tashmë një pjesë e rritjes po vjen nga ajo që shqiptarët blejnë çdo ditë për tryezën. Nga pasuritë që nxirren nga nëntoka, te produktet që përpunohen në fabrikë dhe përfundojnë në tryezë.

Në vitin 2025, sipas INSTAT, industria ushqimore po del në pah, nga ana tjetër, disa prej sektorëve tradicionalë të industrisë nxjerrëse po përballen me rënie.

Read more:Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog

Buka, produktet e mishit, sallami dhe ushqimet e përpunuara po marrin gjithnjë e më shumë peshë në prodhimin dhe eksportet shqiptare. Prodhimi i bukës së freskët arriti në 67.2 mijë tonë, me një rritje prej 8.4%, ndërsa prodhimi i sallameve dhe produkteve të ngjashme me mish u rrit në 13.3 mijë tonë. Prodhimi i ujit mineral dhe ujit të gazuar u zgjerua gjithashtu, nga 4.98 milionë hektolitra në vitin 2024 në 5.09 milionë hektolitra në vitin 2025.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se industria shqiptare po bëhet më e fuqishme. Përkundrazi, shifrat tregojnë se një pjesë e industrisë po mbahet nga konsumi i përditshëm, ndërsa degët tradicionale po tkurren.

Read more:119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen

Nga ana tjetër, në sektorët nxjerrës, rritja e prodhimit të çimentos, betonit, kabllove elektrike dhe produkteve ushqimore u shoqërua me një rënie të ndjeshme të vlerës së shitjeve të naftës bruto dhe xeherorëve të kromit, ndonëse prodhimi ishte më i lartë.

Prodhimi i çimentos arriti në 1.99 milionë ton në vitin 2025, duke u rritur me 2.5%, ndërsa prodhimi i betonit arriti në 1.77 milionë ton.

Read more:“Rritja e frikshme e naftës, ndikon në xhepat e gjithë qyetarëve”, Progni: Nuk duhet të lodhemi, bashkë deri sa të mbushim plot sheshin

Megjithatë, rritja e prodhimit fizik nuk është përkthyer në mënyrë të njëtrajtshme në rritje të vlerës së shitjeve. Tek rasti i naftës bruto, prodhimi ra në 634.3 mijë ton në 2025, ndërsa vlera e shitjeve u tkurr në 22.6 miliardë lekë, duke shënuar një rënie vjetore 24.3% të vlerës së shitjeve.

Duket se nafta dhe kromi po humbasin terren, ndërsa buka dhe sallami po fitojnë peshë. Një ndryshim që tregon jo vetëm çfarë prodhon industria shqiptare, por edhe nga çfarë po mbahet ajo.

Lexo edhe
Ekonomi

Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Ekonomi

Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro

Tags: #Industria ushqimore #Instat #Kryesore #Mish #Nafta #Pesha #Produktet e mishit #shqiptaret #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
  • Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt
  • Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
  • Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi për ish-kreun e SHISH, spektakël
  • “Jo 120 ditë, por në shesh deri në largimin e atyre që shkatërruan vendin”, protestuesi: Sot shqiptarët vuajnë për bukën e gojës
  • “Rama n’burg, Berisha n’burg! T’i japim fund autokracisë së tyre”/ Sidorela Vatnikaj përsërit kërkesat që nxjerrin prej 4 muajsh shqiptarët në shesh: Neverisim patronazhistët spiunë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 21 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Euroja që zhvlerësohet, kostot që rriten dhe mungesa e mbështetjes. Industria prodhuese në Shkodër po përballet me një…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro

Paratë e huaja po ndryshojnë hartën e investimeve në Shqipëri. Në gjysmën e parë të këtij viti, Austria…

• 22 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt

Në Stëblevë ka nisur vjelja e patates. Fshati prodhon çdo vit 8-10 mijë tonë patate dhe njihet për…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by