Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog
Editoriale

Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Edi Rama ka gjetur armikun e ri që “po i çon në drejtim të gabuar” të rinjtë shqiptarë që po protestojnë me dhjetëra mijëra në rrugët e Tiranës: influencer-ët. Njëlloj si teoria konspirative paraprirëse që bënte sallatë greko-iraniano-majtisto-aliene, edhe justifikimi i ri shpërfaq paranojën e tij politike dhe nënvlerësimin e madh që ka për shoqërinë mbi të cilën ka hipur. Sipas tij, qytetarët shqiptarë, sidomos të rinjtë, nuk kanë asnjë arsye madhore për të protestuar. Ndaj, nëse diçka e tillë ndodh, atëherë ata përfytyrohen si leshko të cilët mezi po presin të merren prej hunde nga keqbërësi ose oportunisti i parë.

Mënyra se si Rama e interpreton situatën nuk është thjesht taktikë çorientuese, por edhe shprehje e botëkuptimit të tij politik. Edi Rama është pushtetari më arrogant dhe narcis që na ka sunduar që prej themelimit të shtetit shqiptar. Edhe më i korruptuari, por kjo është tjetër temë. Ky sociopat mendon vërtet se providenca e ka zgjedhur për një “mision të madh” dhe çfarë vjedh është thjesht shpërblimi ekonomik për “meritat” e tij historike. Në sytë e tij, kushdo që i kundërvihet – nga kundërshtarët politikë te gazetarët dhe qytetarët në protestë – është thjesht mizë. Fakti që Edi Rama është kokëbosh intelektualisht dhe i pagdhendur karakterialisht vetëm sa ia bën më të nevojshme arrogancën. Ndryshe nga imazhi modern që dëshpërimisht kërkon të përcjellë, Rama është ngritur politikisht duke u kompromentuar që ditën e parë me llumin e nëntokës kriminale dhe oligarkinë ekonomike. Edhe më keq se satrap i peshave të rënda gjeopolitike, Rama mbetet në radhë të parë një satrapuc i pushtetit ekonomik e kriminal vendas. Çka, me sa duket, ia lëndon sedrën dhe ia bën arrogancën jo vetëm taktikë, por edhe qetësues sedre.

Read more:“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri”, Lea Ypi për “The Guardian”. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën

Si çdo autokrat që e ka humbur lidhjen me shoqërinë, Edi Rama as sot nuk arrin ta kuptojë dallgën e madhe shoqërore që po e merr përpara. Të rinjtë e sotëm kanë një pafundësi arsyesh për të dalë në protestë. Sipas statistikave zyrtare, një në katër syresh nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në masë të madhe detyrohen të punojnë dhe të shkollohen njëkohësisht. Në ekonominë turistike të Ramës, të rinjtë robtohen si kamerierë, banakierë e ndihmës-kuzhinierë të keqpaguar në raport me punën e jashtëzakonshme që kryejnë. Punojnë pa kontrata ose e marrin një pjesë të rrogës nën dorë. Punojnë gjashtë, nganjëherë edhe shtatë, ditë në javë dhe nuk kanë të drejta në punë.

Read more:Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, njofton gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?

Nëse janë në shkollë, çdo sinjal që marrin nga jashtë saj duket se u tregon se shkolla nuk ka rëndësi. Nëse studiojnë fort në degët që ndjekin me pasion bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, ekonomia e betonit dhe pastrimit të parave nuk ka nevojë për njohuritë e tyre. Nëse kërkojnë të punojnë në administratën shtetërore, radha nuk vjen kurrë sepse përparësi ka patronazhisti. Nëse, për fat, ia arrijnë të gjejnë një shteg, me të filluar punë duhet t’i nënshtrohen logjikës poshtëruese të instrumentalizimit politik nga partia në pushtet.
Rinia që proteston është ajo që e di se, nëse nuk ndryshon me rrënjë modeli i zhvillimit, kurrë nuk do të arrijë të ketë në pronësi shtëpinë e vet, edhe sikur të punojë 16 orë në ditë. Janë njerëzit të cilëve pastrimi i parave dhe spekulimi imobiliar po ua bën gjithnjë e më të vështirë pagesën e qirasë.

Sikundër janë të rinjtë që shohin prindërit e tyre të kërrusur nga pesha e fyerjes së përditshme prej një pushteti që mbahet në këmbë vetëm përmes një rrjete kërcënimesh; si dhe gjyshërit që, po të ishte për pensionet e kësaj palo qeverie, do të kishin shkuar prej kohësh te të shumtët për shkak të kequshqyerjes dhe pamundësisë për të blerë ilaçe.

Read more:Performuesja meksikane ngre 75 kilogramë me flokët e saj

Të rinjtë që po protestojnë me dhjetëra mijëra në Tiranë nuk janë vetëm viktima të padrejtësive të panumërta, por edhe bartësit e një fryme të re dhe rebele. Për shkak të intensifikimit të komunikimit global, ata janë edhe qytetarë realë të Shqipërisë, edhe qytetarë virtualë të një bote të madhe. Është një rini që flet anglisht me të njëjtën zhdërvjelltësi si shqipen dhe shumë më e hapur për idetë e reja se brezat e mëparshëm. Meme-t nuk janë vetëm shprehje e kreativitetit të tyre të pashtershëm, por edhe mënyra më e shëndetshme për të tallur pa arrogancë satrapucin që, sado të bëjë si palaço, nuk bën askënd për të qeshur.

Read more:OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

Edi Rama është gati të bëjë edhe striptease në skenë vetëm e vetëm që të duket bashkëmoshatar në stil me ta. Por më kot. Më shumë se i ri ngjan me ata perversët e moshës së shtyrë që u hedhin fjalë vajzave në rrugë.

Read more:Rritet mosha për martesë/ Bie me 40 për qind numri i dasmave, studimet dhe ekonomia ndër faktorët që ndikojnë

Të rinjtë e kanë tejkaluar Edi Ramën. Fatmirësisht, e gjithë shoqëria po ecën në një hap me ta.

Lexo edhe
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Tags: #Edi Rama #ekonomia #Gazetarët #Pesha #Prindërit #proteste #pushteti #Rinia
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 21 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën 5 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit…

• 23 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

Shqipëria, e tronditur nga një varg skandalesh tashmë edhe me famë ndërkombëtare, ka mbetur sot pa drejtuesin e…

• 6 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by