Në mesin e debateve mes presidentit amerikan Trump dhe kancelarit Merz, Pentagoni tha se do të largojë 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania brenda një viti. Trump e kishte paralajmëruar këtë kohë më parë, pasi Merz kishte deklaruar se SHBA po poshtërohej nga Irani në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Deklaratat i komentoi Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili u bëri thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë është në interesin e dy palëve dhe se ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa.
Gjermania është vendi më i madh me trupa amerikane në Evropë, me rreth 35,000 ushtarë aktivë dhe qendër kyçe trajnimi.
Pistorius deklaroi se Gjermania është “në rrugën e duhur” në marrjen e hapave për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të saj të armatosura Bundesëehr, rritjen dhe përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.
Pas këtyre zhvillimeve, reagoi edhe NATO, e cila thotë se aftësitë e saj mbrojtëse nuk preken. “Ne po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i NATO-s.
Ndërkohë, ambiciet e presidentit amerikan janë që pasi të përfundojë luftën në Iran, të marrë kontrollin e Kubës sapo të përfundojë operacionin në Iran.
Read more (Pentagoni):Trump lajmëroi tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, çfarë pasojash sjell lëvizja e presidentit për Evropën dhe NATO-n?
Një oficer i komandës iraniane artikuloi mundësinë e rinisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara, pas këto të fundit, sipas tij nuk i respektojnë premtimet e marrëveshjet.
Në vëmendje është kthyer sërish propozimi i ri që Irani i ka bërë administratës amerikane. “Rihapja e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, heqja e bllokadës amerikane kundër Iranit dhe shtyrja e bisedimeve bërthamore”, janë pikat kryesore të propozimit, shkruan Reuters. Dje, Trump deklaroi se “nuk ishte i kënaqur” me propozimin e fundit të Iranit, pa specifikuar elementët e kontestuar.
Mediat shkruajnë se Presidenti amerikan planifikon gjithashtu të organizojë një takim midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit libanez Joseph Aoun në Shtëpinë e Bardhë më 11 maj.
Lajm në përditësim…
Cisterna e naftës sekuestrohet pranë brigjeve të Jemenit dhe dërgohet drejt Somalisë

Piratët somalezë kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Jemenit, sipas disa zyrtarëve të sigurisë somaleze.
Roja bregdetare jemenase tha më parë se tankeri MT Eureka po dërgohej drejt Somalisë.
Kjo shënon sekuestrimin e dytë të një anijeje cisternë nafte në zonë brenda një periudhe 10-ditore, pas anijes Honor 25 më 22 prill.
Read more (gjermani):Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania, plani i radhës pas Iranit: Sapo të mbaroj me të, do të marr nën kontroll Kubën
Honor 25 mbante 18,500 fuçi naftë me destinacion Mogadishun.
MT Eureka po lundronte me flamurin e kombit të Afrikës Perëndimore, Togo, përpara sulmit nga personat e armatosur në orën 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha zyrtari i sigurisë për BBC-në.
Teherani përgatit projektligjin për rregullimin e trafikut në Hormuz

Irani ka njoftuar se ka përgatitur një projektligj për të rregulluar tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo u njoftua nga Zëvendëskryetari i Parlamentit iranian Hamidreza Haji-Babaei, i cili tha se masa do të ndalonte posaçërisht kalimin e anijeve izraelite përgjatë rrugës strategjike detare.
Haji-Babaei shpjegoi gjithashtu se propozimi do të ndalonte tranzitin e anijeve nga vendet e konsideruara “armike”, përveç nëse ato paguajnë dëmshpërblime lufte.
Anijet e tjera, shtoi ai, do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër ngushticë vetëm me autorizim dhe miratim paraprak nga autoritetet iraniane.
“Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen e tij para luftës”, deklaroi Zëvendëskryetari i Parlamentit.
Read more (Shba):Foto e fundit me Al e ndarë nga Trump – i buzëqeshur në pishinë duke shijuar rrezet e diellit
Starmer: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se situata ekonomike në vend nuk do të “kthehet në normalitet” edhe pasi të rihapet Ngushtica e Hormuzit.
Në një intervistë për BBC Radio 4, Starmer theksoi se vendi duhet të “ndjekë një drejtim tjetër” dhe të mos rikthehet në “status quo”-në që, sipas tij, ka dështuar pas krizave të mëparshme si kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e Covid-19.
“Status quo-ja nuk po funksiononte, prandaj nuk mund ta përsërisim. Duhet të marrim një drejtim tjetër”, tha ai.
I pyetur nëse po përgatit publikun për një rritje të inflacionit si pasojë e krizës së naftës nga Irani, ai u përgjigj se po, duke shtuar se bota po përballet me “luftë në dy fronte”.
Ai theksoi se po punon për të rihapur Ngushticën e Hormuzit përmes një koalicioni ndërkombëtar së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, por paralajmëroi se edhe pas rihapjes, situata nuk do të normalizohet menjëherë.
“Edhe pasi të hapet Ngushtica e Hormuzit, nuk dua që askush të mendojë se gjithçka kthehet në normalitet. Nuk do të jetë kështu’, tha ai, duke shtuar se konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet globale tregojnë se bota po bëhet më e paqëndrueshme
Read more (Benjamin netanyahu):Vijojnë luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 14 viktima në një ditë nga bombardimet e forcave izraelite
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin kufizimet ajrore të vendosura pas sulmeve iraniane, fluturimet pritet të nisin normalisht

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore, pas disa javësh kufizimesh të vendosura për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA, Izraelit dhe Iranit.
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil bëri të ditur se vendimi erdhi pas një vlerësimi të plotë të kushteve operacionale dhe të sigurisë.
“Pas një analize gjithëpërfshirëse të situatës, po heqim zyrtarisht masat e përkohshme parandaluese që ishin vendosur më herët”, thuhet në njoftim, duke shtuar se hapësira ajrore do të vijojë të monitorohet nga afër.
Emiratet, ku përfshihen destinacione të njohura turistike si Abu Dhabi dhe Dubai, ishin ndër vendet e Gjirit më të prekura nga sulmet hakmarrëse iraniane, të cilat erdhën si përgjigje ndaj goditjeve amerikano-izraelite që nisën më 28 shkurt.
Bloomberg: Tetë tankerë indianë të naftës kaluan në Hormuz me lejen e Iranit

Tetë cisterna indiane nafte kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me lejen e Iranit, raportoi Bloomberg, duke shtuar se kalimi i këtyre anijeve është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Nju Delhit për të negociuar me qeverinë iraniane për të zgjidhur krizën energjitike të vendit të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas faqes së internetit të ndjekjes së transportit detar Marine Traffic, një nga anijet e fundit indiane që kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit ishte Sarv Shakti, një cisternë që transportonte LPG.
Read more (1 maj):Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA
India, importuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, po përpiqet të përballojë sfidat e krizës globale energjitike, me rritjen e çmimeve të naftës të shkaktuara nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit për shkak të tensioneve politike në Lindjen e Mesme.
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikane, reagon Gjermania: Ishte e pritshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, pasi SHBA njoftoi se do të tërheqë 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.
Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë ishte “në interesin tonë dhe në interes të Shteteve të Bashkuara”, por shtoi:
“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë. Ne evropianët duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë.”
Pistorius shtoi se Gjermania është “në rrugën e duhur” duke ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të armatosura Bundesëehr, prokurime më të mëdha dhe më të shpejta të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.





