Në mesin e debateve mes presidentit amerikan Trump dhe kancelarit Merz, Pentagoni tha se do të largojë 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania brenda një viti. Trump e kishte paralajmëruar këtë kohë më parë, pasi Merz kishte deklaruar se SHBA po poshtërohej nga Irani në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Deklaratat i komentoi Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili u bëri thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë është në interesin e dy palëve dhe se ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa.
Gjermania është vendi më i madh me trupa amerikane në Evropë, me rreth 35,000 ushtarë aktivë dhe qendër kyçe trajnimi.
Read more (Pentagoni):Pentagoni nënshkruan kontrata me shtatë gjigantë të Al
Pistorius deklaroi se Gjermania është “në rrugën e duhur” në marrjen e hapave për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të saj të armatosura Bundesëehr, rritjen dhe përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.
Pas këtyre zhvillimeve, reagoi edhe NATO, e cila thotë se aftësitë e saj mbrojtëse nuk preken. “Ne po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i NATO-s.
Ndërkohë, ambiciet e presidentit amerikan janë që pasi të përfundojë luftën në Iran, të marrë kontrollin e Kubës sapo të përfundojë operacionin në Iran.
Read more (gjermani):Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania, plani i radhës pas Iranit: Sapo të mbaroj me të, do të marr nën kontroll Kubën
Një oficer i komandës iraniane artikuloi mundësinë e rinisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara, pas këto të fundit, sipas tij nuk i respektojnë premtimet e marrëveshjet.
Në vëmendje është kthyer sërish propozimi i ri që Irani i ka bërë administratës amerikane. “Rihapja e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, heqja e bllokadës amerikane kundër Iranit dhe shtyrja e bisedimeve bërthamore”, janë pikat kryesore të propozimit, shkruan Reuters. Dje, Trump deklaroi se “nuk ishte i kënaqur” me propozimin e fundit të Iranit, pa specifikuar elementët e kontestuar.
Mediat shkruajnë se Presidenti amerikan planifikon gjithashtu të organizojë një takim midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit libanez Joseph Aoun në Shtëpinë e Bardhë më 11 maj.
Lajm në përditësim…
Bloomberg: Tetë tankerë indianë të naftës kaluan në Hormuz me lejen e Iranit

Tetë cisterna indiane nafte kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me lejen e Iranit, raportoi Bloomberg, duke shtuar se kalimi i këtyre anijeve është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Nju Delhit për të negociuar me qeverinë iraniane për të zgjidhur krizën energjitike të vendit të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
Read more (Shba):Zbulohen detaje të propozimit të fundit iranian të refuzuar nga Trump
Sipas faqes së internetit të ndjekjes së transportit detar Marine Traffic, një nga anijet e fundit indiane që kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit ishte Sarv Shakti, një cisternë që transportonte LPG.
India, importuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, po përpiqet të përballojë sfidat e krizës globale energjitike, me rritjen e çmimeve të naftës të shkaktuara nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit për shkak të tensioneve politike në Lindjen e Mesme.
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikane, reagon Gjermania: Ishte e pritshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, pasi SHBA njoftoi se do të tërheqë 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.
Read more (Boris pistorius):Reagon Berlini pas njoftimit për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania
Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë ishte “në interesin tonë dhe në interes të Shteteve të Bashkuara”, por shtoi:
“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë. Ne evropianët duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë.”
Pistorius shtoi se Gjermania është “në rrugën e duhur” duke ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të armatosura Bundesëehr, prokurime më të mëdha dhe më të shpejta të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.




