
Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar pasditen e së shtunës në rrugën “Faik Konica” në Prizren, rreth orës 17:00.
Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit, një mashkull kosovar, dyshohet se nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, duke humbur kontrollin mbi automjetin dhe duke shkaktuar aksident.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe po vazhdojnë të jenë nën kujdes mjekësor.
Read more (Aksident trafiku):Vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, ndalohen 14 shoferë në Maqedoni
Drejtuesi i automjetit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/





