Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI
Aktualitet

Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan po ndërtojnë modele të Al të qelizave njerëzore, në një projekt që ata thonë se mund të ndihmojë “në përshpejtimin e kurimit dhe parandalimit të të gjitha sëmundjeve”.

Organizata e tyre jofitimprurëse, Biohub, javën e kaluar njoftoi një iniciativë pesëvjeçare për të krijuar teknologjitë dhe grupet e të dhënave të nevojshme për të ndërtuar modele parashikuese të qelizave njerëzore.

Organizata tha se të dhënat që gjeneron do të bëhen të hapura dhe të disponueshme falas për studiuesit në të gjithë botën.

Sipas Biohub, simulimet e qelizave njerëzore me anë të Al mund t’u lejojnë studiuesve të studiojnë sëmundjet në mënyrë digjitale në një shkallë dhe shpejtësi që nuk është e mundur në laborator sot.

Read more:Meta përballet me gjyq në New Mexico që mund të detyrojë ndryshime të mëdha në Facebook dhe platforma të tjera

Nëse janë mjaftueshëm të sakta, modele të tilla mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë se si sillen qelizat në shëndet dhe sëmundje, të zbulojnë shkaqet e sëmundjeve dhe të tregojnë trajtime të reja.

“Qëllimi afatgjatë i Biohub është të kurojë të gjitha sëmundjet njerëzore përmes kryqëzimit të Al dhe biologjisë”, tha Zuckerberg.

Ndryshe, në vitin 2016 çifti krijoi organizatën për të bashkuar shkencëtarë dhe inxhinierë për të zhvilluar teknologji që “vëzhgojnë, matin dhe programojnë biologjinë në nivel qelizor”.

Read more:Nga parketi te puna me fëmijët: Fisnik Rugova sjell përvojën e tij për gjeneratat e reja në Prishtinë

Biohub tha se që atëherë ka mbledhur grupet më të mëdha të të dhënave me një qelizë të vetme në nivel global dhe ka ndërtuar infrastrukturë të specializuar kompjuterike në shkallë të gjerë të dedikuar për kërkime biologjike.

Iniciativa e re pasqyron një besim në rritje në të gjithë industrinë e shkencave të jetës se modelet e Al të trajnuara në grupe të gjera të dhënash biologjike mund të transformojnë mënyrën se si zbulohen ilaçet, trajtimet dhe terapitë.

Organizata do të shpenzojë rreth 348 milionë euro për punën e saj dhe do të vërë në dispozicion 100 rreth 87 milionë euro për studiues të jashtëm.

Read more:Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Partnerët e saj përfshijnë prodhuesin e çipave Nvidia dhe institucione kryesore kërkimore.

Biologjia e mundësuar nga Al është një industri në zhvillim, pasi organizatat kërkimore, kompanitë e teknologjisë dhe zhvilluesit e barnave kërkojnë mënyra për të përdorur të mësuarit automatik për të kuptuar sëmundjet dhe për të hartuar trajtime të reja më shpejt.

Kompani të tjera të teknologjisë po shtyjnë përpara gjithashtu drejt biologjisë së mundësuar nga Al. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Një kovë e lenë në rrugë ngriti policinë në këmbë, alarmi për bombë pranë Ambasadës Amerikane rezulton fals

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina

Tags: #Besim #Ilaçet #Inteligjenca artificiale #kompani #Mark zuckerberg #Meta #Nvidia #Projekt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një kovë e lenë në rrugë ngriti policinë në këmbë, alarmi për bombë pranë Ambasadës Amerikane rezulton fals
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina
  • Fluks në Morin drejt detit/ Mbi 26 mijë udhëtarë kalojnë kufirin, bregdeti mbetet destinacioni kryesor
  • Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri
  • Saranda mirëpret luksin në bregdet, ankorohet për herë të parë kroçera ‘Le Boréal’
Nga të njëjtat tag-e
  • Jahti luksoz i Mark Zuckerberg ankorohet në Seattle, Meta pushon nga puna mbi 1,400 punonjës
  • Pas hedhjes së shortit dhe caktimit të trupës gjyqësore, GJKKO cakton datën e seancës së parë për Metën dhe Kryemadhin
  • Intensifikohen ekstradimet/ 37 të kërkuar u transferuan drejt Shqipërisë, shtohen operacionet kundër krimit
  • Pas sulmit nga Ukraina, Rusia u jep bankave dritën jeshile për të rrëzuar dronë, punonjësit do të mbajnë armë
  • Festa e Kurban Bajramit në Bulqizë, besimtarët falin namazin përpara xhamisë së qytetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Një kovë e lenë në rrugë ngriti policinë në këmbë, alarmi për bombë pranë Ambasadës Amerikane rezulton fals

Alarmi për një objekt të dyshimtë në Rrugën e Elbasanit, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve, duke reflektuar luhatjet e fundit në bursat ndërkombëtare.…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Fluks në Morin drejt detit/ Mbi 26 mijë udhëtarë kalojnë kufirin, bregdeti mbetet destinacioni kryesor

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë po kalojnë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by