Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI
Aktualitet

Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan po ndërtojnë modele të Al të qelizave njerëzore, në një projekt që ata thonë se mund të ndihmojë “në përshpejtimin e kurimit dhe parandalimit të të gjitha sëmundjeve”.

Organizata e tyre jofitimprurëse, Biohub, javën e kaluar njoftoi një iniciativë pesëvjeçare për të krijuar teknologjitë dhe grupet e të dhënave të nevojshme për të ndërtuar modele parashikuese të qelizave njerëzore.

Organizata tha se të dhënat që gjeneron do të bëhen të hapura dhe të disponueshme falas për studiuesit në të gjithë botën.

Sipas Biohub, simulimet e qelizave njerëzore me anë të Al mund t’u lejojnë studiuesve të studiojnë sëmundjet në mënyrë digjitale në një shkallë dhe shpejtësi që nuk është e mundur në laborator sot.

Read more:Meta përballet me gjyq në New Mexico që mund të detyrojë ndryshime të mëdha në Facebook dhe platforma të tjera

Nëse janë mjaftueshëm të sakta, modele të tilla mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë se si sillen qelizat në shëndet dhe sëmundje, të zbulojnë shkaqet e sëmundjeve dhe të tregojnë trajtime të reja.

“Qëllimi afatgjatë i Biohub është të kurojë të gjitha sëmundjet njerëzore përmes kryqëzimit të Al dhe biologjisë”, tha Zuckerberg.

Ndryshe, në vitin 2016 çifti krijoi organizatën për të bashkuar shkencëtarë dhe inxhinierë për të zhvilluar teknologji që “vëzhgojnë, matin dhe programojnë biologjinë në nivel qelizor”.

Read more:Nga parketi te puna me fëmijët: Fisnik Rugova sjell përvojën e tij për gjeneratat e reja në Prishtinë

Biohub tha se që atëherë ka mbledhur grupet më të mëdha të të dhënave me një qelizë të vetme në nivel global dhe ka ndërtuar infrastrukturë të specializuar kompjuterike në shkallë të gjerë të dedikuar për kërkime biologjike.

Iniciativa e re pasqyron një besim në rritje në të gjithë industrinë e shkencave të jetës se modelet e Al të trajnuara në grupe të gjera të dhënash biologjike mund të transformojnë mënyrën se si zbulohen ilaçet, trajtimet dhe terapitë.

Organizata do të shpenzojë rreth 348 milionë euro për punën e saj dhe do të vërë në dispozicion 100 rreth 87 milionë euro për studiues të jashtëm.

Read more:Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Partnerët e saj përfshijnë prodhuesin e çipave Nvidia dhe institucione kryesore kërkimore.

Biologjia e mundësuar nga Al është një industri në zhvillim, pasi organizatat kërkimore, kompanitë e teknologjisë dhe zhvilluesit e barnave kërkojnë mënyra për të përdorur të mësuarit automatik për të kuptuar sëmundjet dhe për të hartuar trajtime të reja më shpejt.

Kompani të tjera të teknologjisë po shtyjnë përpara gjithashtu drejt biologjisë së mundësuar nga Al. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Besim #Ilaçet #Inteligjenca artificiale #kompani #Mark zuckerberg #Meta #Nvidia #Projekt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • “Zgjerimi projekt politik”, ambasadorja e BE-së: Shqipëria të çojë deri në fund reformat e nisura
  • Alarm për inteligjencën artificiale/ Altman dhe Amodei paralajmërojnë OKB-në: Duhet më shumë kontroll dhe bashkëpunim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 5 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 1 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by