Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rrahmani: Pasardhësit e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova nuk përfitojnë lehtësira për shtetësi
Aktualitet

Rrahmani: Pasardhësit e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova nuk përfitojnë lehtësira për shtetësi

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Eman Rrahmani, ka kritikuar miratimin e Ligjit të ri për shtetësinë, duke e cilësuar atë si të padrejtë ndaj shqiptarëve të dëbuar historikisht nga Kosova.

Për këtë, Rrahmani për KosovaPress thekson se megjithëse ligji sjell lehtësime për mërgatën dhe procedura të tjera administrative, ai përmban dispozita që, sipas tij, janë problematike.

Ai tha se ligji parasheh që çdo person që ka jetuar në Kosovë në vitin 1998 dhe ka qenë banor i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, përfiton të drejtën e shtetësisë së Kosovës, përfshirë edhe pasardhësit e tij, pavarësisht nga vendi apo koha e lindjes.

Read more:Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Prençi: S’është faji i Kurtit, opozita të kuptojë që ka rënë nga kali! Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President

“Në atë ligj parashihet që secili person, i cili ka jetuar në vitin 1998 në vendin tonë dhe ishte banor i Republikës Federative të Jugosllavisë, i takon e drejta e shtetësisë edhe pasardhësit të tij, pa marrë parasysh a ka lindur në vitin 2026 apo në vitin 2020, kudo që ka lindur, i takon e drejta për shtetësi të Kosovës”, tha ai.

Rrahmani për amandamentet e propozuara dhe të pamiratuara për trajtim të veçantë të shqiptarëve të dëbuar gjatë periudhave historike, përfshirë kohën e Rankoviqit, thotë se krijon një pabarazi.

Kjo, sipas tij, pasi komunitete të caktuara përfitojnë lehtësira automatike, ndërsa shqiptarët e dëbuar duhet të ndjekin procedura të zakonshme, si qëndrimi pesëvjeçar në Kosovë për të fituar shtetësinë.

Read more:Armeni/ Sot samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, i pranishëm dhe Rama: E rëndësishme të ecim para me bashkimin e Europës

“Ndërsa, amendamentet e propozuara të deputetit Mazreku, të cilat do t’u mundësonin të gjithë pasardhësve të shqiptarëve, të cilët janë dëbuar nga Kosova, nga koha e Rankoviqit dhe në të gjitha periudhat historike, shqiptarët të cilët janë dëbuar, pasardhësit e tyre nuk kanë të drejtë shtetësie në aspektin e lehtësirave, sepse në Kosovë të drejtë shtetësie mund të ketë secili qytetar, po është procedura që duhet të qëndrojë pesë vjet, me u pranu, ai i takon edhe një shqiptari, edhe cilido nacionalitet në botë që do me u bë shtetas i Kosovës, janë procedura të rregullta”, tha ai.

Rrahmani vlerëson se një nga arsyet pse Lista Serbe e ka mbështetur ligjin është pikërisht kjo dispozitë që çdo personi, i cili ka jetuar në Kosovë me 1 janar të vitit 1998, i lejohet shtetësia edhe pasardhësve të tyre.

Read more:A jeni lindur në këta muaj? Thuhet se këta njerëz përballen me më shumë pengesa në jetë

Sa i përket kolonëve që kanë ardhur nga Serbia gjatë viteve ’70 – ’80, ai tha se i njëjti ligj vlen edhe për këtë kategori nëse kanë qenë banorë rezidentë në atë periudhë.

I pyetur për mundësinë e dërgimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, Rrahmani tha se ende nuk është diskutuar një hap i tillë, por paralajmëroi analiza të mëtejshme në legjislaturën e re.

“Kemi pasur deklarime të Komisionit për Siguri, që ky ligj cenon edhe sigurinë, nga anëtarë të Komisionit për Siguri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, por që do të duhej të bëhej edhe një analizë më e detajuar. Por kjo është ajo çka kemi mundur me parë për kaq kohë, sepse këto ligje kanë ardhur me procedura të përshpejtuara”, tha ai.

Read more:Mijaçiq: Rasti i Banjskës shënon rënien e politikës së Vuçiqit në Kosovë, Lista Serbe e lidhur me politikën e Beogradit

Ai beson se për shkak se këto ligje kanë ardhur me procedura të përshpejtuara, 90% e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësinë të lexojnë këtë ligj në detaje se çka parashihet.

Në fund, Rrahmani u shpreh se mbështet fuqishëm dhënien e shtetësisë për pasardhësit e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Kosova, duke theksuar se shumë prej tyre e konsiderojnë këtë një të drejtë të mohuar historikisht.

Read more:Eduard Zaloshnja: Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

“Jam jashtëzakonisht pro që me iu mundësua pasardhësve të qytetarëve të cilët janë dëbuar prej këtij vendi me pasë shtetësinë, sepse më ka rënë me taku edhe me i parë, ata kanë ëndërr që me qenë pjesë e shtetësisë së Republikës së Kosovës, sepse janë dëbuar dhunshëm, nuk kanë migruar për dëshirat e tyre apo për diçka tjetër, por thjesht janë dëbuar dhe ka pasur shumë prej tyre të cilët edhe i kanë humbur familjet e tyre dhe në fund t’u mohohet e drejta që të kenë shtetësinë në vendin tonë.,” përfundoi ai.

Me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për shtetësinë e Kosovës. Ky projektligj u votua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Koha e lindjes #Kosova #kosove #Kuvendi i kosovës #Lëvizja vetëvendosje #Lista serbe #Pdk

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Trump mbyll luftën me Iranin, por a dështoi strategjia e SHBA? Analiza e BBC: Marrëveshja po ekspozon kufijtë e fuqisë amerikane
  • Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell 1 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Botë Masakër në Nigeri/ Agresorët hapin zjarr ndaj fermerëve që po punonin në tokat e tyre, 17 të vdekur dhe 5 të plagosur 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by