Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit
Aktualitet

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit. Kështu ka bërë të ditur ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndonëse ka pasur diskutime për koalicione, Tahiri thotë se AAK-ja që herët e ka bërë të qartë pozicionin e saj.

Tahiri u shpreh se subjekti do të garojë me një listë, siç e quajti ai, “bukur konkurruese”.

Read more:Koalicionet pezull, LVV-së i duket herët, PDK s’e ka diskutuar, LDK e AAK të heshtur

“Nesër është 7 maji, është dita e fundit kur certifikohen koalicionet. Mund t’ju njoftoj se Aleanca do të garojë vetëm, nuk do të ketë asnjë koalicion. Do të jemi si subjekt politik me një listë bukur konkurruese, me kuadro të Aleancës, por edhe me të tjerë, dhe në këtë garë shkojmë si Aleancë, shkojmë vetë. Pa koalicione”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai potencoi se AAK-ja është më e fuqishme kur garon e vetme.

“Ka pasur diskutime, mirëpo herët e kemi bërë të ditur që Aleanca garon vetë. Aleanca është më e fortë kur garon me logon e vet, kur garon me kauzën e vet dhe mësimet e së kaluarës tregojnë që nuk kemi kaluar mirë me koalicione. Mendoj që kësaj radhe Aleanca do ta marrë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë në zgjedhje qendrore”, tha ai.

Read more:Reagoi zyra e BE-së, Qeveria plotëson dhe ndryshon vendimin për Komisionin e Jurisprudencës

Tahiri nuk përmendi emra partish me të cilat mund të kenë pasur diskutime për koalicion parazgjedhor.

“Diskutimet nuk kanë qenë formale, ka pasur ide më herët, mirëpo kemi qenë të saktë dhe të përcaktuar që do të garojmë vetë”, u shpreh Tahiri. Sa i përket listës së kandidatëve, ai nuk dha shumë detaje, përveç kandidatit për kryeministër, që sipas tij do të jetë Ardian Gjini.

“Fillimisht është kandidati për kryeministër, i cili është ndryshe, ndërsa një numër i madh emrash po e lë të shihet nesër, kur të publikohet lista e Aleancës. Megjithatë, do të ketë shumë risi”, shtoi ai.

Read more:Trump riktheu tarifat doganore 25% për makinat nga BE se ‘nuk respekton marrëveshjet’, reagon Parlamenti Europian: E pavërtetë dhe e papranueshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati shtatë ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara ta njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve./eo/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #Aak #Ardian gjini #Besnik tahiri #Certifikim #ekonomia #jetë #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
  • ‘Emri i kreut të SHISH në dosjen e SPAK’, Yzeiri: Është një gjë e rëndë ! Avokati: Një skandal në këto 36 vite për shtetin tonë
  • “Urdhër arresti për shefin e inteligjencës shqiptare”/ ANSA: Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit
  • Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by