Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Telegrafi më afër diasporës, zyrtarizohet prania në Zvicër përmes bashkëpunimit me Plan B Creative
Aktualitet

Telegrafi më afër diasporës, zyrtarizohet prania në Zvicër përmes bashkëpunimit me Plan B Creative

• 6 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Telegrafi po zgjeron praninë edhe në Zvicër, duke hapur një kapitull të ri në raport me njërin prej komuniteteve më të mëdha dhe më aktive shqiptare në Evropë. Ky hap u zyrtarizua në Cyrih, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Telegrafit dhe Plan B Creative, në prani të CEO-së së Telegrafit, Gentian Lluka, CEO-së së Plan B Creative, Ridvan Murati, si dhe gazetarit dhe publicistit të njohur shqiptar në Zvicër, Enver Robelli.

Në këtë projekt, Enver Robelli do të ketë rol të rëndësishëm si autor dhe konsulent në zhvillimin e përmbajtjes, duke kontribuar me përvojën e tij të gjatë në gazetari dhe me njohjen e thellë të realitetit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.

Përmes këtij partneriteti, Telegrafi synon të jetë më afër lexuesve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, duke krijuar më shumë hapësirë për lajme, rrëfime dhe zhvillime që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tyre të përditshme. Synimi është që lexuesit të mos e shohin Telegrafin vetëm si një medium nga vendlindja, por edhe si një platformë që i përfaqëson dhe i lidh me realitetin ku jetojnë, nga jeta sociale dhe integrimi, te arsimi, kultura, sporti dhe historitë personale e profesionale.

CEO i Telegrafit, Gentian Lluka, e cilësoi këtë hap si vazhdim të një synimi të kahershëm për përfshirjen më të madhe të diasporës në përmbajtjen e platformës. Ai theksoi se audienca shqiptare në Zvicër ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Telegrafin, por tani kjo qasje po merr formë më të strukturuar dhe më të afërt me komunitetin.

Read more:​Gucati: Në Hagë u dorëzuan 200 mijë nënshkrime për drejtësi ndaj çlirimtarëve

CEO i Telegrafi.com, Gentian Lluka

“Synimi ynë është t’i sjellim komunitetit shqiptar në Zvicër vlerë, informacion dhe rrëfime që lidhen me jetën e tyre”, u shpreh Lluka, duke shtuar se diaspora është pjesë e identitetit të vetë medias dhe një urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Nga ana tjetër, Ridvan Murati nga Plan B Creative theksoi se bashkëpunimi vjen si përgjigje ndaj një nevoje konkrete për përmbajtje më të afërt me realitetin e shqiptarëve në Zvicër. Sipas tij, komuniteti shqiptar atje është shumë aktiv dhe i lidhur me vendlindjen, por ka nevojë për më shumë hapësirë mediale që reflekton jetën e përditshme në vendin ku jeton.

“Shqiptarët në Zvicër kanë nevojë të lexojnë jo vetëm për Kosovën, por edhe për temat që lidhen drejtpërdrejt me përditshmërinë e tyre këtu”, tha Murati, duke shtuar se ky projekt synon të afrojë më shumë median me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.

Read more:Skandal i madh në Spitalin Universitar të Cyrihut – nën udhëheqjen e një kirurgu italian vdiqën mbi 70 pacientë

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt një pasqyrimi më të plotë të diasporës në media.

“Pasqyra e diasporës në Kosovë ende nuk është e plotë. Mungojnë shumë rrëfime nga diaspora. Në Zvicër jetojnë mijëra njerëz që flasin shqip dhe secili prej tyre ka një rrëfim të vetin.”

Robelli theksoi se diaspora nuk duhet të shihet vetëm përmes storieve të suksesshme, por edhe përmes sfidave reale me të cilat përballet.

“Diaspora ka shumë rrëfime suksesi, por ka edhe probleme dhe sfida që duhen trajtuar. Ka tema që lidhen me integrimin, me gjuhën shqipe, me brezat e rinj, me lidhjen me vendlindjen dhe me jetën e përditshme në Zvicër. Këto janë tema që meritojnë vëmendje serioze.”

Read more:Festivali “Shqip Up Comedy” për herë të parë në Gjermani – të qeshura pafund, sallë e mbushur plot e atmosferë elektrizuese për diasporën

Enver Robelli, gazetar dhe publicist

Ai shtoi se informimi cilësor mund të ndihmojë në ndërtimin e një lidhjeje më të shëndetshme mes diasporës dhe atdheut.

“Sa më shumë që diaspora ka lidhje të shëndosha me atdheun, aq më i mirë është edhe integrimi i njerëzve këtu. Prandaj mendoj se ky projekt mund të japë impulse të reja për trajtimin e temave të diasporës.”u shpreh ai.

Çfarë pritet të sjellë Telegrafi në Zvicër?

Prania e Telegrafit në Zvicër do të fokusohet në përmbajtje që lidhet drejtpërdrejt me jetën e shqiptarëve atje, përfshirë lajme nga komuniteti, rrëfime njerëzore, histori suksesi, tema sociale dhe kulturore, si dhe zhvillime që kanë ndikim në përditshmërinë e diasporës.

Read more:Feim Kurhasani, zëri që nuk e lë kujtesën të shuhet

Po ashtu, vëmendje do t’u kushtohet edhe ngjarjeve të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Zvicër, duke përfshirë evente kulturore, ekonomike, sportive e shoqërore.Në këtë drejtim, roli i Enver Robellit synon të ndihmojë që përmbajtja të mos mbetet vetëm në nivel raportimi të ngjarjeve, por të shkojë edhe drejt analizës, kontekstit dhe rrëfimeve që japin kuptim më të gjerë për realitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Telegrafi është një nga platformat më të mëdha mediale në gjuhën shqipe, me audiencë të gjerë dhe ekosistem online gjithëpërfshirës, ndërsa Plan B është agjenci marketingu me bazë në Zvicër, ideatore dhe bashkëorganizatore e shumë ngjarjeve kulturore, si Shqip Up Festival, si dhe e projekteve të tjera artistike e kulturore, përfshirë shfaqje teatrale në bashkëpunim Zvicër-Kosovë, seriale, filma të gjatë dhe të shkurtër, dhe iniciativa të tjera që lidhen me kulturën dhe komunitetin shqiptar.

Telegrafi dhe Plan B tashmë e kanë zyrtarizuar dhe nënshkruar këtë projekt, i cili do të quhet “Edicioni i Mërgatës”.

Read more:Zvicër: Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar

Zyret gjenden në Zürich, në adresën: Lerzenstrasse 10, 8953 Dietikon.

Email: info@planbcreative.ch Tel: +41 78 935 44 02

Për sugjerime editoriale, lajme nga komuniteti, rrëfime personale, ngjarje apo tema që lidhen me diasporën shqiptare në Zvicër, lexuesit mund të shkruajnë në: mergata@telegrafi.com.

Nenshkrimi i marrveshjes

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi #Cyrih #Diaspora #Enver robelli #Gentian lluka #Lajme nga zvicra #Plan b creative #Ridvan murati #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tentoi të vidhte një market duke thyer xhamat me çekiç, ndalohet 14-vjeçari në Krujë (VIDEO)
  • I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO)
  • Këmbësorët në autostradë, Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj (VIDEO)
  • “Të ndahet partia nga shteti! Administratë jo në shërbim të individëve me pushtet”/ Zbardhet mocioni i Spiropalit: Mos e shtypni protestën, duhet reflektim!
  • Fushat e mbjella me luledielli në Sinaballaj të Rrogozhinës, Rama: Pasqyrojnë potencialin bujqësor dhe i shtojnë vlerë turizmit lokal (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 11 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Qytetarët, protesta në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare”/ Aktivistja: Vetëm kryeministri dhe shërbëtorët e tij nuk e shohin mbështetjen ndaj nesh 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by