Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Telegrafi më afër diasporës, zyrtarizohet prania në Zvicër përmes bashkëpunimit me Plan B Creative
Aktualitet

Telegrafi më afër diasporës, zyrtarizohet prania në Zvicër përmes bashkëpunimit me Plan B Creative

• 6 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Telegrafi po zgjeron praninë edhe në Zvicër, duke hapur një kapitull të ri në raport me njërin prej komuniteteve më të mëdha dhe më aktive shqiptare në Evropë. Ky hap u zyrtarizua në Cyrih, me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Telegrafit dhe Plan B Creative, në prani të CEO-së së Telegrafit, Gentian Lluka, CEO-së së Plan B Creative, Ridvan Murati, si dhe gazetarit dhe publicistit të njohur shqiptar në Zvicër, Enver Robelli.

Në këtë projekt, Enver Robelli do të ketë rol të rëndësishëm si autor dhe konsulent në zhvillimin e përmbajtjes, duke kontribuar me përvojën e tij të gjatë në gazetari dhe me njohjen e thellë të realitetit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.

Përmes këtij partneriteti, Telegrafi synon të jetë më afër lexuesve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, duke krijuar më shumë hapësirë për lajme, rrëfime dhe zhvillime që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tyre të përditshme. Synimi është që lexuesit të mos e shohin Telegrafin vetëm si një medium nga vendlindja, por edhe si një platformë që i përfaqëson dhe i lidh me realitetin ku jetojnë, nga jeta sociale dhe integrimi, te arsimi, kultura, sporti dhe historitë personale e profesionale.

CEO i Telegrafit, Gentian Lluka, e cilësoi këtë hap si vazhdim të një synimi të kahershëm për përfshirjen më të madhe të diasporës në përmbajtjen e platformës. Ai theksoi se audienca shqiptare në Zvicër ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Telegrafin, por tani kjo qasje po merr formë më të strukturuar dhe më të afërt me komunitetin.

Read more:​Gucati: Në Hagë u dorëzuan 200 mijë nënshkrime për drejtësi ndaj çlirimtarëve

CEO i Telegrafi.com, Gentian Lluka

“Synimi ynë është t’i sjellim komunitetit shqiptar në Zvicër vlerë, informacion dhe rrëfime që lidhen me jetën e tyre”, u shpreh Lluka, duke shtuar se diaspora është pjesë e identitetit të vetë medias dhe një urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Nga ana tjetër, Ridvan Murati nga Plan B Creative theksoi se bashkëpunimi vjen si përgjigje ndaj një nevoje konkrete për përmbajtje më të afërt me realitetin e shqiptarëve në Zvicër. Sipas tij, komuniteti shqiptar atje është shumë aktiv dhe i lidhur me vendlindjen, por ka nevojë për më shumë hapësirë mediale që reflekton jetën e përditshme në vendin ku jeton.

“Shqiptarët në Zvicër kanë nevojë të lexojnë jo vetëm për Kosovën, por edhe për temat që lidhen drejtpërdrejt me përditshmërinë e tyre këtu”, tha Murati, duke shtuar se ky projekt synon të afrojë më shumë median me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë.

Read more:Skandal i madh në Spitalin Universitar të Cyrihut – nën udhëheqjen e një kirurgu italian vdiqën mbi 70 pacientë

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt një pasqyrimi më të plotë të diasporës në media.

“Pasqyra e diasporës në Kosovë ende nuk është e plotë. Mungojnë shumë rrëfime nga diaspora. Në Zvicër jetojnë mijëra njerëz që flasin shqip dhe secili prej tyre ka një rrëfim të vetin.”

Robelli theksoi se diaspora nuk duhet të shihet vetëm përmes storieve të suksesshme, por edhe përmes sfidave reale me të cilat përballet.

“Diaspora ka shumë rrëfime suksesi, por ka edhe probleme dhe sfida që duhen trajtuar. Ka tema që lidhen me integrimin, me gjuhën shqipe, me brezat e rinj, me lidhjen me vendlindjen dhe me jetën e përditshme në Zvicër. Këto janë tema që meritojnë vëmendje serioze.”

Read more:Festivali “Shqip Up Comedy” për herë të parë në Gjermani – të qeshura pafund, sallë e mbushur plot e atmosferë elektrizuese për diasporën

Enver Robelli, gazetar dhe publicist

Ai shtoi se informimi cilësor mund të ndihmojë në ndërtimin e një lidhjeje më të shëndetshme mes diasporës dhe atdheut.

“Sa më shumë që diaspora ka lidhje të shëndosha me atdheun, aq më i mirë është edhe integrimi i njerëzve këtu. Prandaj mendoj se ky projekt mund të japë impulse të reja për trajtimin e temave të diasporës.”u shpreh ai.

Çfarë pritet të sjellë Telegrafi në Zvicër?

Prania e Telegrafit në Zvicër do të fokusohet në përmbajtje që lidhet drejtpërdrejt me jetën e shqiptarëve atje, përfshirë lajme nga komuniteti, rrëfime njerëzore, histori suksesi, tema sociale dhe kulturore, si dhe zhvillime që kanë ndikim në përditshmërinë e diasporës.

Read more:Feim Kurhasani, zëri që nuk e lë kujtesën të shuhet

Po ashtu, vëmendje do t’u kushtohet edhe ngjarjeve të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Zvicër, duke përfshirë evente kulturore, ekonomike, sportive e shoqërore.Në këtë drejtim, roli i Enver Robellit synon të ndihmojë që përmbajtja të mos mbetet vetëm në nivel raportimi të ngjarjeve, por të shkojë edhe drejt analizës, kontekstit dhe rrëfimeve që japin kuptim më të gjerë për realitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Telegrafi është një nga platformat më të mëdha mediale në gjuhën shqipe, me audiencë të gjerë dhe ekosistem online gjithëpërfshirës, ndërsa Plan B është agjenci marketingu me bazë në Zvicër, ideatore dhe bashkëorganizatore e shumë ngjarjeve kulturore, si Shqip Up Festival, si dhe e projekteve të tjera artistike e kulturore, përfshirë shfaqje teatrale në bashkëpunim Zvicër-Kosovë, seriale, filma të gjatë dhe të shkurtër, dhe iniciativa të tjera që lidhen me kulturën dhe komunitetin shqiptar.

Telegrafi dhe Plan B tashmë e kanë zyrtarizuar dhe nënshkruar këtë projekt, i cili do të quhet “Edicioni i Mërgatës”.

Read more:Zvicër: Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar

Zyret gjenden në Zürich, në adresën: Lerzenstrasse 10, 8953 Dietikon.

Email: info@planbcreative.ch Tel: +41 78 935 44 02

Për sugjerime editoriale, lajme nga komuniteti, rrëfime personale, ngjarje apo tema që lidhen me diasporën shqiptare në Zvicër, lexuesit mund të shkruajnë në: mergata@telegrafi.com.

Nenshkrimi i marrveshjes

Lexo edhe
Aktualitet

Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’

Aktualitet

Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme

Tags: #Arsimi #Cyrih #Diaspora #Enver robelli #Gentian lluka #Lajme nga zvicra #Plan b creative #Ridvan murati #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’
  • Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme
  • ‘Tërmet’ në qeverinë britanike, dorëhiqen 4 deputetë të Partisë Laburiste! 64 parlamentarë kërkojnë largimin e Keir Starmer
  • Skenë si në filmat aksion! U mor peng nga një çift, taksisti 58-vjeçar në Turqi shpëton duke çarmatosur kriminelin
  • Gjest qytetarie, mësuesja në Ferizaj gjen portofolin me 2000 euro dhe e dorëzon në polici
Nga të njëjtat tag-e
  • NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë
  • Vajza rreh një burrë filipinas në qendër të Zagrebit, videoja bëhet virale
  • Duke kënduar e kërcyer me "DJ" të Rezarta Shkurtës, çfarë po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
  • Mbetjet në Hysgjokaj digjen pas denoncimit të Korreshit, reagon deputeti: Krim mjedisor, lushnjarët po helmohen!
  • Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar në Serbi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U padit nga Rama pas akuzave për Bordin në 2022-shin, ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dënohet për shpifje 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës: Mbështesim profesionalizmin e kolegut tonë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Sarandë/ Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet “Unë do ta braktis Gjermaninë” – pse një kosovar dëshiron të kthehet në atdhe? 5 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Xheneta Fetahu prishi miqësinë me Loredana Bratin për shkak të Gjestit 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Llapi dhe Dukagjini ndahen në paqe, pa fitues në Podujevë 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Klubi turk ‘Galatasaray’ fton Dua Lipën për festën e titullit kampion, ofertë prej 2 milionë dollarësh për 4 këngë 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’

18 amerikanë të cilët u avakuan nga anija turistike pas ekspozimit ndaj hantavirusit po monitorohen nga afër nga…

• 24 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iranit ditën e sotme, pas refuzimit të propozimit amerikan me…

• 54 minuta më parë • 14 min lexim
Aktualitet

‘Tërmet’ në qeverinë britanike, dorëhiqen 4 deputetë të Partisë Laburiste! 64 parlamentarë kërkojnë largimin e Keir Starmer

Katër deputetë të Partisë Laburiste dhanë dorëheqjen dhe i kërkuan Keir Starmerit të largohet nga detyra e tij…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by