
Ministria e Mbrojtjes e Francës ka njoftuar vendosjen e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, për t’u përgatitur për një mision të ardhshëm për të rivendosur lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit.
Aeroplanmbajtësja dhe anijet e saj shoqëruese do të kalojnë sot Kanalin e Suezit, në rrugën drejt Detit të Kuq jugor, tha ministria, transmeton Telegrafi.
Vendosja e anijes është pjesë e një iniciative më të gjerë shumëkombëshe të udhëhequr nga Britania dhe Franca që synon rihapjen e rrugës kryesore ujore.
Read more:Thirrje dramatike nga një pasagjer në anijen turistike me tre të vdekur: Duam të shkojmë në shtëpi
Në fillim të luftës SHBA–Izrael me Iranin, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht vendosi aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle në Mesdheun lindor dhe Detin e Kuq, si një masë mbrojtëse.
E presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se “Project Freedom” (Operacioni Liria) – përpjekja e SHBA-së për të shoqëruar në mënyrë të sigurt anijet përmes Ngushticës së Hormuzit – “do të pezullohet për një periudhë të shkurtër kohe”.
Read more:U arratisën nga pronarët e tyre, tre kuaj shkaktuan kaos në një autostradë të Francës
Trump tha se vendimi është marrë “për të parë nëse” një marrëveshje me Iranin “mund të finalizohet”. /Telegrafi/





