Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Thirrje dramatike nga një pasagjer në anijen turistike me tre të vdekur: Duam të shkojmë në shtëpi
Botë

Thirrje dramatike nga një pasagjer në anijen turistike me tre të vdekur: Duam të shkojmë në shtëpi

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shpërthimi i dyshuar i një sëmundjeje në anijen turistike MV Hondius, e cila ishte nisur nga Ushuaia në Argjentinën jugore më 20 mars me destinacion Kepin e Gjelbër, ka shkaktuar një situatë alarmante në bord dhe ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare.

Read more:Anija e Koresë së Jugut shpërthen në flakë në Hormuz! Irani sulmon me dronë Emiratet dhe Omanin! Trump: Pa mua do të kishte Luftë të Tretë Botërore

Anija, e cila duhej të ankorohej më 4 maj, po përballet me një krizë serioze shëndetësore, ku deri tani janë regjistruar tre viktima, ndërsa një tjetër pasagjer ndodhet në gjendje kritike.

Read more:Moment i pazakontë, breshka e detit "i jep një shuplakë" burrit nën ujë

View this post on Instagram

A post shared by Jake Rosmarin | Travel | Boston (@jakerosmarin)

Read more:San Antonio e eliminon Portlandin dhe kalon në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore për herë të parë që nga viti 2017

Midis pasagjerëve ndodhet edhe blogeri amerikan i udhëtimeve Jake Rosmarin, i cili ka mbi 44 mijë ndjekës në Instagram. Ai ka publikuar një video nga bordi i anijes, duke përshkruar situatën si dramatike dhe të pasigurt. “Unë jam në MV Hondius tani dhe ajo që po ndodh është absolutisht reale për të gjithë ne këtu,” u shpreh ai, duke shtuar se pasagjerët nuk janë thjesht “një lajm apo një titull”, por njerëz me familje dhe jetë që i presin në shtëpi.
Në mesazhin e tij, Rosmarin theksoi se në bord mbizotëron një klimë pasigurie dhe frike, ndërsa pasagjerët kërkojnë informacion të qartë dhe kthim të sigurt në vendet e tyre. Ai gjithashtu bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Sipas të dhënave zyrtare, në anijen MV Hondius ndodhen gjithsej 149 persona, kryesisht pasagjerë nga Britania e Madhe, SHBA dhe Spanja, si dhe një shtetas grek. Kompania Oceanwide Expeditions ka konfirmuar se midis viktimave janë një çift holandez dhe një shtetas gjerman. Burri holandez 70-vjeçar shfaqi papritur simptoma si ethe, dhimbje koke, dhimbje barku dhe diarre dhe ndërroi jetë pas mbërritjes në ishullin e Shën Helenës. Bashkëshortja e tij 69-vjeçare u transportua në Afrikën e Jugut, ku gjithashtu humbi jetën në spital.
Një tjetër pasagjer britanik 69-vjeçar ndodhet në gjendje kritike në një njësi të kujdesit intensiv në Johanesburg dhe është i vetmi rast i konfirmuar deri tani me infeksion nga hantavirusi. Dy raste të tjera të dyshuara mbeten ende në bord, ndërsa procesi i diagnozës është në zhvillim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se hetimet janë në vazhdim dhe se nevojiten analiza të mëtejshme laboratorike dhe epidemiologjike për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit. Po ashtu, po vijon sekuencimi gjenetik i virusit.
Hantavirusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit me brejtësit ose me sekrecionet e tyre, si urina, pështyma dhe jashtëqitjet. Në raste të rralla mund të transmetohet edhe midis njerëzve. Sëmundja fillon me simptoma të ngjashme me gripin, por mund të përparojë shpejt në forma të rënda dhe kërcënuese për jetën, si sindroma pulmonare e hantavirusit ose ethet hemorragjike me sindromë renale. Ndërkohë, autoritetet po organizojnë operacione evakuimi për dy persona që shfaqin simptoma, si dhe transferimin e trupit të një prej viktimave. Sipas Reuters, kompania operuese po bashkëpunon me autoritetet për riatdhesimin e anëtarëve të ekuipazhit dhe menaxhimin e situatës në bord.
Si masë paraprake, të gjithë pasagjerët janë urdhëruar të qëndrojnë në kabinat e tyre për të kufizuar çdo rrezik të përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia e zbarkimit në ishujt spanjollë Las Palmas ose Tenerife, por deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare për ankorim dhe evakuim.
Autoritetet shëndetësore dhe detare ndërkombëtare po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa situata në anijen MV Hondius mbetet e tensionuar dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Read more:LIVE TV- Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Analiza #Anija #Boston #Britania #Britania e madhe #Familje #Hantavirusi #Instagram

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Guri i parë i dominosë që bie, dorëheqja e Ramës. Nga protesta do të ketë surpriza”, Gent Progni: Thembra e Akilit, kodi zgjedhor!
  • Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici
  • Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish! Shkon deri në 3000 euro shtesë
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 19 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 16 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt 8 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by