Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LIVE TV- Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë
Aktualitet

LIVE TV- Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë

• 4 Maj, 2026 • 13 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët e mitur, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht dje pasi u përplasën nga automjeti me shofer Nikoll Radaçi në lagjen nr.15 të Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje, deputeti i PS Erion Braçe ka kërkuar ashpërsim të Kodit Rrugor dhe atij Penal për ta konsideruar si vrasje me dashje vdekjen e dy të miturve.

“Kjo nuk është shkelje e rregullave, kjo është vrasje. Nëse duam të bëjmë diçka, gjëja e parë është që ndryshimet në Kodin Penal të formulojnë pikërisht vrasjen me dashje. Një i dehur hyn në rrugë për të vrarë me dashje”, tha Braçe.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu referuar shoferit të dehur që shkaktoi aksidentin e rëndë, tha se ‘të fortët e lagjeve’, duhet të bëhen shembull nga policia duke rënë dakord me propozimin e Braçes.

“Përgjigja jonë në këtë rast duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësinë që të ndryshojmë Kodin. Kam edhe një thirrje për Policinë e Shtetit, e cila duhet të analizojë këtë rast me shumë vëmendje. Këta të ‘fortët e lagjieve’ duhen bërë shembull të gjithë, duhen kontrolluar mëngjes, drekë dhe darkë, dhe nuk kanë përse të kenë patentë” tha Balla.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i replikoi Ballës duke thënë se ‘të fortët’ e lagjeve janë patronazhistë dhe se marrin fuqi nga qeveria aktuale.

Read more:Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve! Familja e autorit largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike

“Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, e nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk i bën dot zap policia. Po ka të fort që kanë bërë zap policinë. Ballukizimi juaj është fundi juaj”, tha Berisha.

Deputetja e PD Ina Zhupa tha se të gjithë kemi dështuar. Ajo akuzoi qeverinë që e përdor Policinë e Shtetit dhe institucionet si makineri votash dhe se të gjitha qytetet janë betonizuar duke mos pasur një hapësirë komunitare ku fëmijët të kalojnë kohën.

“Qytete pa sheshe, pa kënde lojërash, pa lulishte. Ku në mes të rrugës ti mund të gjesh çdo gjë, por asgjë që lidhet me komunitetin, me ndërtimin e një hapësire të përbashkët. Meraku ka qenë të betonohet çdo hapësirë”, tha Zhupa.

Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:58

Vendimi i GJL për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’, Berisha: I shërben Belinda Ballukut, është në rresht për burg

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët jashtë Kvuendi, komentoi vendimi e Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Berisha tha se ndryshimi është bërë për t’i shërbyer kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut.

“Për Lubinë dhe Erion Velinë. Pikë. Është ndryshim, sigurisht, i një militanti të verbër të Partisë Socialiste, vetëm në funksion të Lubisë dhe të Erion Velisë. Kushtetuta është shumë e qartë. Po këta kur duan e respektojnë, kur duan e shkelmojnë. Kaq.

Read more:Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve! Familja e autorit largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike

Kurse ky udhëzimi i fundit i kolegjit ka të bëjë me Lubinë. Pra, përgatitjen me Lubinë dhe këta të tjerë që janë në rresht, se këta janë të gjithë në rresht për burg. E dini ju vetë. Këtu i ka secili më të mëdha dosjet se shoku”, tha Berisha.

Ora 18:37

Aksidenti tragjik në Durrës, Baçi: Këta ‘të fortët’ të lagjes i kemi në çdo bashki, ata nuk duhen të kenë as patentë as kartën bianka

Deputeti i PD-së Luan Baçi gjatë seancës së sotme foli për aksidentin tragjik të Durrësit ku ndërruan jetë dy fëmijë të mitur.

“Këta të fortët e lagjes bëjnë ligjin dhe kapin prej hundësh inspektorët. Këta të fortët të lagjes i kemi në çdo bashki. Ju i bëtë deputetë këtu dhe ata nuk duhet të kenë patentë dhe as kartën bianka politike. Gjithmonë kanë qenë këta të fortët e lagjes që nuk respektojnë, rregullat, që sillen si ganester në territorin e tyre dhe askush nuk i ndalon. Duhet të refleltojmë, unë isha përgatitur për problemet e qarkut, por dhimbja për këtë ngjarje po prevalon”, tha Baçi.

Ora 18:34

Ish-ministri i Brendshëm: Siguria rrugore një prej hallkave më të dobëta, duhet të rishikohen rrugët e lagjeve, të rritet patrullimi i policisë

Ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se është e nevojshme ndërhyrja në rrugët e brendshme të lagjeve ku mungojnë standardet e sigurisë. Ndër të tjera, ai tha se Policia e Shtetit sot është në fazë transformimi në shërbim të qytetarëve.

“Si pasojë e një drejtuesi mjeti që qarkullonte i dehur dhe me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ky është një lajm i rëndë për ne. Kjo nuk është thjesht një ngjarje rrugore, një aksident, por është një problem që na përket të gjithëve. Si deputet i njësisë 11, por edhe si ish-ministër, aq më tepër si ish-shef i policisë rrugore në Durrës, ku kam pasur kënaqësinë bashkë me kolegun Ndoj të hetojmë raste të tilla tragjike, mund të them se kemi disa problematika me të cilat përballemi sot; siguria mbetet një nga hallkat e dobëta që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Në njësinë 11 është bërë shumë punë, por duhet akoma më shumë. Kemi përparim në rrugët kombëtare dhe akset kryesore, por brenda lagjeve mungojnë standardet e sigurisë. Mbi të gjitha mungon kontrolli i vazhdueshëm i policisë. Nuk mund të pranojmë që rrugët e brendshme të kthehen në hapësira të rrezikshme për jetën.

Read more:3 Maji, AGK alarmon: Presione dhe gjuhë denigruese ndaj mediave në Kosovë

Policia e Shtetit është në fazë transformimi, me rritje të fokusit në shërbim ndaj qytetarëve. Nëse nuk ndërgjegjësohemi, këto ngjarje do të ndodhin përsëri”, tha Hoxha.

Ora 18:23

Aksidenti tragjik në Durrës, Zhupa: Kemi dështuar të gjithë! Qeveria e përdor policinë për vota, i kanë betonuar qytetet

Deputetja e PD Ina Zhupa tha se Kuvendi dhe qeveria ka dështuar për të prodhuar ligje që i shërbejnë komunitetit. Zhupa tha se qeveria duhet të ndërtojë parqe e të tjera hapësira komunitare nëpër qytete, nisur nga rasti tragjik i ndodhur dje në Durrës ku dy të mitur mbetën viktimë e një aksidenti rrugor.

“Ky kuvend nuk mund të mjaftohet vetëm me 1 minutë heshtje për një ngjarje tragjike dhe të paralajmëruar. Kuvendi s’mund të bëjë politikë me vdekjen, por të bëjë disa politika që i shërbejnë qytetarëve. Kemi dështuar të gjithë, sepse nuk arrijmë ta ngremë këtë kuvend në një kuvend që bën ligje që i shërbejnë qytetarëve.

S’mund të kujtohemi dhe të flasim për Kodin Rrugor apo atë Penal vetëm kur ka një vdekje. Kur e keni parë Policinë e Shtetit që kujdeset për nevojat e komunitetit? Ky është dështimi i parë i një qeverisjeje që e ka parë si një mjet force për synimet e veta elektorale.

Qytetet tona janë kthyer në fjetore, ku vetëm mund të flesh gjumë në shtëpi dhe asnjë jetë komunitare s’mund të ndërtosh dot. Qytete pa sheshe, pa kënde lojërash, pa lulishte. Ku në mes të rrugës ti mund të gjesh çdo gjë, por asgjë që lidhet me komunitetin, me ndërtimin e një hapësire të përbashkët. Meraku ka qenë të betonohet çdo hapësirë. S’ka qenë ndonjëherë për fëmijët, prindërit, gjyshërit: ku do të jetojnë, si do ta mbushin ditën.

Komuniteti durrsak shpreh të gjithë të njëjtën gjë: që e kanë paralajmëruar policinë, por s’ka reaguar askush. Nëse kemi një grup, grupin e miqve të fëmijëve, ne nuk mund të bashkohemi me njëri-tjetrin vetëm për të kërkuar 1 minutë heshtje; duhet të bashkohemi për të kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor e Penal, por mbi të gjitha të ndryshohet sesi përdoren institucionet në shërbim të disa klientëve, të një të forti.

Read more:Sot seanca për Erion Veliajn, avokati Plarent Ndreca paraqitet në Gjykatë

Kështu jeni krijuar, kështu e mbani pushtetin. Kur ndodhin ngjarje të tilla, na i kurseni ngushëllimet tuaja, sepse nëse doni të bëni diçka, i keni votat, keni mundësi”, tha Zhupa.

Ora 18:04

Aksidenti në Durrës/ Berisha: ‘Të fortët’ e lagjeve patronazhistë të PS, shoferi nuk u arrestua më parë se është terrorist i votave

Pas aksidentit tragjik të ndodhur dje në Durrës me 2 të mitur viktimë, deputeti Taulant Balla tha se ‘ të fortët’ e lagjes, referuar shoferit të dehur Nikoll Radaçi që përplasi fëmijët, duhet të bëhen shembull nga policia.

Kryetari i PD Sali Berisha i replikoi duke thënë se këta ‘të fortë’ janë patronazhistë të PS dhe se marrin fuqi e pushtet nga qeveria.

“Më vjen keq që citoj veten time, por sapo thashë që jeni Ballukizuar të gjithë. Të flasësh për reformë në drejtësi dhe sukses të saj në një kohë kur përdorin 83 mandate si thika krimi për të mbrojtur vjedhjet e Ballukut, nuk ka hipokrizi më ekstreme. Të bësh teori se të fortit, kujt janë të fortit mor? Të fortit janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, e nuk u arrestua asnjëherë se ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që nuk i bën dot zap policia. Po ka të fort që kanë bërë zap policinë. Ballukizimi juaj është fundi juaj”, tha Berisha.

Ora 18:00

‘Duhet të ndryshojmë Kodin’ – Taulant Balla pas tragjedisë në Durrës: ‘Të fortët’ e lagjeve duhen bërë shembull (VIDEO)

Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi tragjendinë e Durrësit, ku dy të mitur u vranë nga një shofer i dehur, si një moment që kërkon reflektim nga socialistë e demokratë bashkë. AI tha se përgjigja e autoriteteve duhet të jetë e menjëhershme dhe të ndryshohet Kodi sapo të jetë e mundur. Ai pati edhe një thirrje për Policinë e Shtetit që t’i bëjë shembull ‘të fortët e lagjieve” që sipas tij nuk duhet të kenë as patentë.

“Mbështes plotësisht nevojën që kemi për të reflektuar të gjithë, të majtë, të djathtë, socialistë e demokratë. Ngjarja e djeshme na kërkon që të fillojmë të kuptojmë si zbatohen ligjet tona. Shembulli që dha Braçja është kuptimplotë. Nëse ne mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Prandaj, po diskutoja për këtë dhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, teksa jemi në fazën e rishikimit penal, Gjykata e Lartë e SHBA-së, ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Përgjigja jonë në këtë rast duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësinë që të ndryshojmë Kodin. Kam edhe një thirrje për Policinë e Shtetit, e cila duhet të analizojë këtë rast me shumë vëmendje. Këta të ‘fortët e lagjeve’ duhen bërë shembull të gjithë, duhen kontrolluar mëngjes, drekë dhe darkë, dhe nuk kanë përse të kenë patentë” tha Balla.

Read more:Gjobat nga "Safe City", 38 ankesa gjatë muajit prill

Ora 17:46

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Braçe: Është vrasje! Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe ai Penal, ligji aktual normalizon të tilla raste (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar ndryshime në Kodin Rrugor e Penal për ta konsideruar vrasje me dashje aksidentet me autor shoferë të dehur, referuar rastit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 5 në Durrës ku humbën jetën 2 të mitur.

“Dy familje përcollën sot pa kthim shpirtin e tyre. Një e tretë ishte në betejë për jetën dhe tani për rehabilitim e një traume të rëndë që do të jetë emocionale. E gjitha pas një krimi të rëndë në një rrugë lagjeje. Vrasje me dashje për mua, dhe asnjëherë aksident apo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. E përsëritur në rrugë kombëtare apo vendore, qytetesh e lagjesh dhe fshatrash.

Dje kam publikuar një video të aksidentit me një arsye: refuzimin për të normalizuar një krim të tillë. Në fakt, baza ligjore që kemi, Kodi Rrugor e më pas ai Penal, e normalizojnë me një standard normalizues. Një i pirë, për më keq një i dehur që nget një makinë në rrugë, ndalohet, shoqërohet, dërgohet në paraburgim. Në çdo rast është liruar apo lirohet pas 2 ditësh. Procedimi i tij vijon në liri. I hiqen pikë nga patenta dhe ngarkohet me një gjobë.

Morali është që ti mund të pish, të ngasësh makinën, të dalësh, të ndalohesh, të shkosh në paraburgim, por në krahun tjetër të hiqen vetëm pikë patente, e më tutje, nëse ke para, paguan në çast dyfishin e gjobës dhe pezullimi i patentës nuk ndodh. E bën dy herë; në mënyrë të përsëritur shkon deri në 18 muaj pezullim të patentës, e njësoj deri në tre herë. Nga 0.73, siç ishte i dehuri i kësaj radhe, në 0.70 i hiqen vetëm 10 pikë.

Ndërkohë ai po hetohet për shkelje të rregullave, drejtim në mënyrë të parregullt, largim nga vendi i ngjarjes. Ky është profili që përcakton kodi, në referencë të asaj që është votuar këtu shumë kohë më parë. Banorët kanë një profil tjetër për të dehurin: një i fortë që sundon lagjen, që dehet e vret njerëz. Kjo nuk është shkelje e rregullave, kjo është vrasje. Nëse duam të bëjmë diçka, gjëja e parë është që ndryshimet në Kodin Penal të formulojnë pikërisht vrasjen me dashje. Një i dehur hyn në rrugë për të vrarë me dashje”, tha Braçe.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksident #Durres #erion veliaj #Familje #Fëmijët #Gazetarët #Gjykata #kuvend 4 maj 2026 #perplasja e femijeve ne durres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • Vidhet me dhunë marketi në Durrës, 26-vjeçari kap arkëtaren për flokësh dhe e detyron t’i dorëzojë paratë e xhiros! Në kërkim nga Policia (EMRI)
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 12 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by