Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve! Familja e autorit largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve! Familja e autorit largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike

• 4 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS– Qindra qytetarë të Durrësit, familjarë, miq, nxënës dhe mësues u dhanë lamtumirën e fundit pasditen e së hënës dy fëmijëve, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht, nga i dehuri në timon.

Në zonën e ish-Kënetës, ku familjet Muçaj dhe Nikolli jetojnë prej vitesh, ka pllakosur zija.

Rrugicat e lagjes janë mbushur me njerëz që shkojnë pa pushim për ngushëllim, ndërsa banesat e dy familjeve, që ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë hapur dyert e mortit.

Aksidenti tragjik, ku mbeti i plagosur edhe një fëmijë tjetër 8 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, ka tronditur jo vetëm lagjen nr.15, por të gjithë vendin.

Qytetarët shprehin solidaritet me familjet Nikolli dhe Muçaj, por edhe revoltë ndaj institucioneve, pasi sipas tyre kjo tragjedi mund të ishte parandaluar.

Read more:Përplasi për vdekje e 2 fëmijët në Durrës, Policia: Shoferi ishte i dehur! Iu pezullua patenta 2 herë në 2022, ndëshkime edhe për tejkalim shpejtësie

“Fëmijët tanë janë të pasigurt. Sot ishin këta, nesër mund të jetë kushdo tjetër. Këtu makinat kalojnë me shpejtësi të frikshme. Duhet të vihet rregull.”

“Edhe vitet e kaluara ka pasur aksidente me dëme materiale. I kemi kërkuar policisë të marrë masa, por nuk është bërë asgjë. Këtu ke frikë të kalosh.”

“S’kemi shtet të ndalojë këtë pijanec. Të humbin jetë fëmijësh kështu është e tmerrshme”, shprehen banorët.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ngushëlloi familjet e viktimave dhe theksoi se kërkohen standarde më të larta sigurie.

“Kjo tragjedi është një thirrje e dhimbshme që na përball me nevojën e domosdoshme për më shumë përgjegjësi, për respekt të palëkundur ndaj rregullave, standardeve dhe ligjit, por mbi të gjitha për një ndërgjegje më të lartë njerëzore. Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë dhe të garantojmë standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën”, tha Koçiu.

Read more:Çfarë duhet të dini rreth hantavirusit – virusi i rrallë që përhapet nga brejtësit

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:10 të së dielës në lagjen nr.15 të Durrësit, në zonën e njohur si ish-Këneta, ku tre fëmijët po luanin me top në trotuar. Autor është gomisti 57-vjeçar Nikoll Radaçi, i cili u arrestua nga policia dhe pranoi se kishte konsumuar alkool. Ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij janë larguar nga banesa. Në një letër publike ata i kërkojnë ndjesë familjeve të viktimave për tragjedinë e rëndë që ndodhi.

“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur,” – shprehen ata.

Banorët thonë se rruga ku ndodhi tragjedia është problematike, për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi dhe garave qe behën gjatë natës, ndaj kërkojnë më shumë kontrolle dhe masa sigurie.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:03

Pamjet e trishta, nis përcjellja për në banesën e fundit të 12-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Durrës

Enea Muçaj, 12-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik i së dielës në Durrës, po përcillet për në banesën e fundit.

Read more:Europol jep detaje për aksionin kundër 'call center' në Tiranë, dyshohet për mashtrim 50 milionë eurosh

Me lule e kurora në duar, familjarë e të afërm ndjekin të përlotur makinën e funeralit.

Në orën 15:00, do të jetë edhe varrimi i 10-vjeçarit, Klersi Nikolli, viktima tjetër e aksidentit.

Ora 13:40

Aksidenti tragjik në Durrës, Report Tv në banesën e autorit! Familja i vë kyçin dhe largohet (VIDEO)

Qindra qytetarë në Durrës i dhanë lamtumirën 2 të miturve që u përplasën për vdekje një ditë më parë në zonën e ish-kënetës. Në këtë ditë të dhimbshme për familjet e dy të miturve, Report Tv mëson se familja e autorit ka zgjedhur të qëndrojë larg dhe mësohet se janë larguar nga lagjja. Report Tv ishte edhe në banesën e autorit, së cilët i është vënë kyçi dhe bashkëshortja dhe djali i tij janë larguar nga banesa.

Ora 12:06

Koçiu pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët: Çdo ngushëllim është i pafuqishëm, detyra jonë të garantojmë standarde të larta sigurie

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte sot pranë familjeve në Durrës që humbën dy fëmijët nga aksidenti tragjik i një dite më parë. Ajo thotë se e vetmja gjë që mbetet është të gjenden pranë tyre, ndërsa tha se tashmë është detyrë e përbashkët të kërkohen dhe garantohen standarde më të larta sigurie.

Read more:Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Shoferi i dehur në pranga: I mora fëmijët në qafë! VIDEO e përplasjes

“Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre. Është një dhimbje që nuk shpjegohet, nuk ngushëllohet e nuk kalon me asnjë fjalë apo përpjekje njerëzore. Kur jeta këputet në lulëzimin e saj më të pafajshëm, çdo ngushëllim është i vogël dhe i pafuqishëm.

Prindërit mbajnë mbi supe një peshë që asnjë zemër nuk duhet ta njohë. E vetmja gjë që mbetet është të qëndrojmë pranë tyre dhe të lutemi që të gjejnë forcë për të jetuar me këtë plagë që do të mbetet gjithmonë e hapur. Kjo tragjedi është një thirrje e dhimbshme që na përball me nevojën e domosdoshme për më shumë përgjegjësi, për respekt të palëkundur ndaj rregullave, standardeve dhe ligjit, por mbi të gjitha për një ndërgjegje më të lartë njerëzore. Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë dhe të garantojmë standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën.

U prehshin në paqe engjëjt e vegjël. Drita e tyre u bëftë forcë për prindërit në këtë rrugëtim të pafundmë dhimbjeje“, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

Ora 10:49

Aksidenti tragjik në Durrës, banori: I kemi kërkuar policisë të marrë masa prej kohësh, natën zhvillohen gara me makina (VIDEO)

Një prej banorëve të zonës në Durrës, ku dje 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë, thotë se policia e Shtetit është sinjalizuar prej kohësh për situatën problematike të qarkullimit rrugor, por nuk është marrë asnjë masë.

“Dhe vjet më përpara në këtë kohë kanë ndodhur aksidente por vetëm me dëme materiale, nuk është se ka pasur dëme njerëzore dhe kur ka qenë policia këtu, i kemi thënë që merrni masa. Jo vetëm unë, por çdokush që ka qenë atehëre. Mirë te kjo, po edhe te rruga më sipër, aty bëjnë gara çdo natë, është tepër vështirë të kalosh. Ke frikë”,- thotë banori.

Read more:Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës, shoferi në polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Ora 10:13

Sot u jepet lamtumira dy fëmijëve që vdiqën në aksident, banorët e Durrësit në lot: Dhimbje e madhe, s’kemi shtet

1777882353_varrimimiitemiturve.jpg

Në zonën e ish-kënetës në Durrës ka pllakosur zija. Dy fëmijëve të mitur Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, që u përplasën për vdekje nga një makinë me shpejtësi skëterre, u jepet sot lamtumira. Banorët e zonës në lot thonë se dhimbja është e madhe ndërsa përgjegjësinë e drejtojnë nga shteti që ka lejuar një të dehur të qarkullojë në makinë dhe të marrë jetën e fëmijëve.

“E tmerrshme. S’kemi shtet të ndalojë këtë pijanecë. Të marrësh jetë fëmijësh se do të pish t’i për qejf. S’kemi fjalë. Dhimbje e madhe”, thanë banorët e zonës.

Ora 08:54

U lëndua nga aksidenti tragjik që vrau dy të miturit në Durrës, 8-vjeçari te ‘Trauma’ jashtë rrezikut për jetën

8-vjeçari, i cili mbeti i aksidentuar një ditë më parë në Durrës, pritet të transferohet në pavijon.

Burime nga Spitali i Traumës thonë se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksident #Banesa #Durres #Eneo Muca #Familje #Fëmijët #Klersi Nikolli #Nikoll Radaci #perplasja e femijeve ne durres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by