Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Kush bie e kush futet në listat zgjedhore të partive, për 7 qershor
Aktualitet

​Kush bie e kush futet në listat zgjedhore të partive, për 7 qershor

• 6 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partitë politike në Kosovë kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke intensifikuar punët për hartimin e listave të kandidatëve të tyre për deputetë.

Deri më 12 maj, subjektet politike duhet t’i dorëzojnë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa paralajmërimet e shumicës prej tyre tregojnë sinjale se do të ketë kombinim të përvojës parlamentare e politike me prurje të reja.

Një gjë është e sigurt në Vetëvendosje – të gjithë deputetët e kaluar të kësaj partie do të jenë sërish në listën zgjedhore.

Read more:BE: Kriza politike në Kosovë rrezikon fondet e Planit të Rritjes

Ani se nuk përmendi konkretisht ndonjë prurje të re, ish shefja e grupit parlamentar të VV-së tha se të tillë do të ketë, ndërsa bëri me dije se do t’i kushtohet kujdes përfaqësimit gjinor, social dhe komunitar.

“Performanca e deputetëve aktualë vlerësohet siç e thashë. Kemi bërë një punë të mirë për një kohë kaq të shkurtër. Pjesa dërrmuese e deputetëve do të jenë të njëjtit, ndërkohë patjetër se do të ketë edhe emra të rinj. Do të jetë një listë përfaqësuese pasi e dini në secilën palë zgjedhje, Lëvizja i ka kushtuar kujdes përfaqësimit gjinor, kategorive të caktuara, grupeve të ndryshme sociale dhe përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme. Besoj se do të vazhdohet njëjtë edhe këto zgjedhje”, thekson ajo.

Read more:ASH: Zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm për shqiptarët nga VLEN-i

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, diskutimet për listën zgjedhore po shoqërohen me qëndrimin për të garuar vetëm me identitetin e qartë të kësaj partie, ani se në të mund të vijnë e të shkrihen edhe të tjerë. Anëtari i Kryesisë, Armend Zemaj, deklaron për KosovaPress se synimi është që LDK të hyjë në zgjedhje me logon e saj, ndërsa të tjerët që pritet të bashkohen më këtë subjekt, të bëhen pjesë e këtij projekti politik.

Zemaj thotë se në listën e LDK-së pritet të hyjë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, madje edhe t’i prijë kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Sipas tij, ish presidentes dhe bashkëpunëtorëve të saj do t’u takojnë 20 vende nga 110 sa ka krejt lista për deputetë e Lidhjes Demokratike.

Read more:Legjislatura e dhjetë e Kuvendit, “ndër më të dobëtat”, sipas monitoruesve

“Pavarësisht atyre marrëveshjeve që quhen marrëveshje të koalicioneve, insistimi ynë është të garojmë me logon e LDK-së dhe të tjerët të bëhen pjesë e fitores ose ambicies sonë që t’i fitojmë zgjedhjet e 7 qershorit… Lista besoj është ashtu siç ka qenë ndër listat më të mira, por kësaj radhe mund të ketë rikthim të figurave të cilat për një moment kanë qenë pasive ose jo aktive si pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ka interesime të degëve që të ketë përfaqësim të figurave, por kjo mbetet në autoritetin personal nëse njerëzit kanë ambicie. Pjesa tjetër është ajo që dihet publikisht, rikthimi me marrëveshje ose rikthimi natyral i Vjosa Osmanit në LDK. (A do të jetë bartëse e listës?) Nuk kemi kufizime, kjo është diçka pozitive pasi po japim diçka nga sovraniteti ynë politik edhe në të kaluarën kryetari i ka dhënë numrin 1 një kandidati tjetër dhe kjo nuk është risi në subjektin tonë… Oferta është gjeneroze dhe nuk ka ndonjë kufizim. Mund të jetë diku deri te njëzet persona”, deklaron Zemaj.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po synon një përfaqësim të gjerë territorial në listën e saj. Nënkryetarja Time Kadrijaj ka konfirmuar se lista do të përbëhet nga 110 kandidatë, ashtu siç e përcakton rregullorja, dhe do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha zonat e Kosovës, e jo vetëm nga një rajon, me të cilin është identifikuar, të paktën deri tashti, kjo parti.

Read more:Sallamet MEKA – praktike për çdo ditë, gjithmonë në tryezën familjare

Ajo ka theksuar se, krahas emrave ekzistues, do të ketë edhe kandidatë të rinj, ndërsa Aleanca, sipas saj, tashmë është në një proces të brendshëm zgjedhor që po shërben si fazë mobilizimi para nisjes së fushatës.

“Do të ketë përfaqësues prej çdo zone dhe treve. Do të jenë 110 kandidatë ashtu siç parashihen me rregullore dhe do të garojmë fuqishëm në këto zgjedhje… Besoj se do të ketë edhe emra të rinj. Meqenëse afatet ligjore dhe kohore po afrohen, data 12 maj është data kur duhet të dorëzohen listat zgjedhore, ne kemi filluar paraprakisht përgatitjet. Ju e dini se jemi në proces zgjedhor të brendshëm dhe kështu e kemi një parafushatë dhe jemi të mobilizuar në këtë proces”, deklaron Kadrijaj.

Read more:Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për trupin: Kjo që po bëni nuk është shaka, është bullizëm

KosovaPress të mërkurën ka komunikuar edhe me zyrtarë të PDK-së, mirëpo të njëjtit kanë hezituar të flasin për listën e tyre zgjedhore. Sipas tyre, strategjia e fushatës dhe emrat e kandidatëve për deputetë do të diskutohen në mbledhjen e sotme të kryesisë, e cila nis në orën 15:00.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor si pasojë e dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri deri më 28 prill, që ishte afati i fundit kushtetues për ta bërë këtë gjë. Votimet e së dielës së parë te qershorit janë të tretat në nivel nacional, prej shkurtit 2025. /KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Aktualitet

Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…

Tags: #7 qershor #jetë #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Kosova #kosove #Kuvendi i kosovës #Ldk #Oferta #Parlamenti #Partitë politike #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…
  • Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë në GJKKO, shtyhet seanca. Ja kur do të mbahet e radhës
  • I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar
  • SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash
Nga të njëjtat tag-e
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • Kryeqyteti botëror i trafikimit të qenieve njerëzore, vajza 11-vjeçare shiten dhe përdhunohen
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari, ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • Vetëm 6 muaj kohë? Publikohet studimi i fizikanit të njohur austriak: Ja kur do të vijë fundi i botës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi…

• 7 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…

Në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin e SPAK, Klodian Braho, prokurori i Barit bëri publike detaje mbi aksionin…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë në GJKKO, shtyhet seanca. Ja kur do të mbahet e radhës

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë. Sipas gazetares Anila…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by