Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. “Po braktisim tokat”, fermerët në Roskovec ankohen për kosto dhe mungesë subvencionesh
Ekonomi

“Po braktisim tokat”, fermerët në Roskovec ankohen për kosto dhe mungesë subvencionesh

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fermerët dhe blegtorët në fshatin Suk të Roskovecit po përballen me vështirësi të theksuara ekonomike.

Sipas tyre, skema aktuale e subvencioneve nuk është në favor të prodhuesve dhe nuk po i ndihmon në përballimin e kostove në rritje. Ata theksojnë se çmimi i lartë i naftës, shtrenjtimi i inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore po e rëndojnë edhe më shumë situatën.

Për pasojë, shumë blegtorë janë detyruar të ulin ndjeshëm numrin e krerëve të bagëtive, ndërsa një pjesë e fermerëve kanë lënë tokat djerr. Sipas tyre, me çmimet aktuale nuk arrijnë të mbulojnë as kostot minimale të prodhimit, ndërkohë që shpenzimet për fara, plehra kimike dhe mirëmbajtjen e serave vijojnë të rriten.

Read more:Kalon limitet – Fabjola e fyen rëndë Arbana Osmanin gjatë transmetimit live

“Subvencionet janë ulur ndjeshëm. Për serat kanë qenë rreth 400 mijë lekë për dynym, tani janë përgjysmuar dhe për sipërfaqe të vogla pothuajse nuk ka mbështetje. Jemi të paqartë dhe të pa informuar. Me çmimin e naftës kaq të lartë, jemi drejt falimentimit.”, shprehet një fermer i zonës.

Një tjetër problem madhor mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Sipas fermerëve, gjithnjë e më pak persona zgjedhin të punojnë në bujqësi, duke e bërë të pamundur përballimin e sipërfaqeve të mbjella.

Read more:Një pacient në Maqedoni përdor mesatarisht 15 receta për ilaçe në vit

“Nuk ka punëtorë. Kam reduktuar sipërfaqen e mbjellë dhe një pjesë të tokës e kam lënë pa punuar. Edhe ata që e marrin me qira nuk po e mbjellin, sepse kostot janë shumë të larta.”, shotë fermeri.

Edhe sektori i blegtorisë po shkon drejt tkurrjes. Fermerët shprehen se mungesa e punëtorëve dhe çmimi i ulët i qumështit po i detyron të heqin dorë nga aktiviteti.

Read more:Më shtrenjtë se vitin e kaluar,  prodhimet bujqësore rriten për 5.8% në tre muajt e parë të vitit

Ndërsa një blegtor i zonës thotë: “E kemi lënë blegtorinë, nuk kishim fuqi punëtore dhe qumështi nuk shitej me fitim. Na e marrin lirë dhe dalim me humbje.”

Të gjendur përballë këtyre vështirësive, fermerët dhe blegtorët paralajmërojnë se mund të braktisin serat dhe aktivitetin blegtoral, një situatë që rrezikon të thellojë më tej krizën në sektorin e bujqësisë.

Lexo edhe
Ekonomi

Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci

Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Tags: #fermerët #Qumështi #Shpenzimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
  • Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes
  • Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet
  • Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III
Nga të njëjtat tag-e
  • Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
  • I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
  • U akuzuan për shpifje/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Berishën, Nokën, Boçin dhe Palokën
  • Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci

Mundësia e qeverisë për të ndihmuar bizneset nëpërmjet programit “Dyfisho Sipërmarrjen tënde” shihet me dyshim nga ekspertët e…

• 19 orë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes

Ajdini, CEO i iute Albania flet mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by