Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele
Aktualitet

Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele

• 19 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël është shfaqur sërish në vendin tonë.

Sëmundja, e cila i merr jetën bagëtive të imta, është evidentuar në Dajç të Shkodrës.

Si pasojë e shfaqjes së vatrës së re, janë eliminuar 20 krerë dele, raporton gazetarja e Top Channel Rudina Muça.

Në 2025 kjo sëmundje ka qenë prezente në të gjitha rajonet e vendit, ku u eliminuan 2200 krerë. Vetëm pak ditë më parë qeveria vendosi të japë dëmshpërblimin për fermerët që kafshët e tyre u prekën.

Read more:Federata “Vatra” shënon 114-vjetorin, Berisha: Trashëgimi e shenjtë e shqiptaro-amerikanëve

Njoftimi:

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se, në datën 15 dhe 18 maj 2026, është konfirmuar një vatër e re me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël (PPR) në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Rasti është evidentuar në dy ferma me të leshta, në fshatin Mali Gjymtit, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me një numër total prej 112 krerësh . Fermat e infektuara ndodhen në një distancë prej 40 metrash larg njëra-tjetrës. Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Strukturat e Shërbimit Veterinar pas konfirmimit pozitiv, kanë ndërhyrë në fermë, duke zbatuar të gjitha protokollet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për PPR. Në këtë kuadër, është bërë izolimi i menjëhershëm i fermës, karantinimi i tufës së prekur, si dhe dezinfektimi i plotë i ambienteve dhe pajisjeve.

Read more:Pak ditë pas takimit të bujshëm me Trump, lideri kinez Xi Jinping pritet të takojë Vladimir Putinin

Është përcaktuar zona e sigurisë, përkatësisht:

* zonë e mbrojtur në rreze 3 km;
* zonë mbikëqyrjeje në rreze 10 km.

Në këto zona janë forcuar kontrollet veterinare dhe është ndaluar lëvizja e kafshëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Read more:Policia ka thirrur ish-ministrin Ljupço Nikollovskin për bisedë zyrtare

Paralelisht, Shërbimi Veterinar ka intensifikuar monitorimin në terren në fermat përreth, si dhe ka zhvilluar aktivitete informuese me mbarështuesit mbi rëndësinë e zbatimit të masave të biosigurisë. Deri në këtë moment, nga monitorimi i kryer nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara apo shenja klinike që lidhen me këtë sëmundje.

AKVMB apelon me forcë për bashkëpunimin e të gjithë fermerëve, si faktor kyç në frenimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse, e cila në rast shpërthimi mund të shkaktojë humbje të konsiderueshme, deri në zhdukjen e të gjithë tufës!

Masat:

Ndalimi i lëvizjes së kafshëve drejt fermave të tjera, kullotave apo tregjeve të kafshëve.
Kufizimi i hyrjeve të personave të jashtëm në fermë.
Dezinfektimi i pajisjeve apo në ambientet të qëndrimit të kafshëve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitete #fermerët #Maj 2026 #Mali #qeveria #Vatra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 7 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin