Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Është 80 vjeçe dhe duket në formë shumë të mirë, aktorja Goldie Hawn tregon sekretin se çfarë e mban kaq vitale
Aktualitet

Është 80 vjeçe dhe duket në formë shumë të mirë, aktorja Goldie Hawn tregon sekretin se çfarë e mban kaq vitale

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktorja legjendare Goldie Hawn ka treguar se, edhe pse i ka mbushur 80 vjet, nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin. Ajo u shfaq të martën mbrëma në New York, në qendrën 92nd Street Y, ku prezantoi librin e saj më të ri për fëmijë, “The After-School Kindness Crew”, të cilin e ka shkruar në bashkëpunim me autoren Lin Oliver.

Gjatë bisedës me Jonathan Haidt, Hawn foli për mënyrat se si fëmijët mund të përballen me stresin dhe si të kultivohet optimizmi. Ajo kujtoi se, ndonëse festoi 80-vjetorin në nëntor 2025, nuk planifikon të ndalet dhe synon të shkruajë edhe libra të tjerë për fëmijë.

Sa i përket energjisë dhe pamjes së saj rinore, Hawn tha se nuk ka “asnjë sekret” të veçantë, por një rutinë të thjeshtë, të qëndrueshme. “Nuk kam ndonjë sekret. Vërtet nuk kam. Përpiqem t’i pi lëngjet e mia. Mundohem çdo ditë të ushtroj të paktën pak. Gjatë ditës gjej momente për veten,” u shpreh ajo, duke shtuar se përpiqet të mbetet pozitive dhe “shumë, shumë aktive”.

Read more:“Vonohej gjithmonë”, Meryl Streep tregon pse u grind me Goldie Hawn gjatë xhirimeve të filmit “Death Becomes Her”

Foto: Profimedia

Aktorja theksoi se lëvizja e përditshme është çelësi për të: ajo ecën, vrapon, bën aktivitete të ndryshme, shkon në hiking dhe vozit biçikletë, ndërsa thotë se përpiqet edhe të argëtohet sa më shumë. “Unë jam kërcimtare, prandaj thjesht nuk mund të ndalem së lëvizuri. Mendoj se aty qëndron e gjithë puna”, ka thënë Hawn.

Ajo përmendi edhe një qasje praktike ndaj stërvitjes, duke thënë se i pëlqejnë seancat e shkurtra, por të rregullta. Nëse nuk ka kohë për një orë, ajo bën një stërvitje 15-minutëshe, të cilën e konsideron shumë efektive, pasi – sipas saj – lodhja e tepërt në një seancë të gjatë mund ta “mbingarkojë” trupin.

Read more:Një nga gratë e para që denoncoi Jeffrey Epstein, gjendet në një burg në Florida modelja italiane

Një tjetër pjesë e rëndësishme e rutinës së saj është meditimi. Hawn tregoi se, edhe kur nuk arrin të bëjë një seancë të gjatë në mëngjes për shkak të angazhimeve, ajo gjen gjatë ditës momente të shkurtra për t’u qetësuar dhe për t’u rikthyer në balancë.

Foto: Profimedia

Edhe kujdesi për lëkurën, sipas saj, është i thjeshtë: ajo lan fytyrën çdo ditë dhe e masazhon për rreth tre minuta, më pas vendos kremra dhe fle. Në mëngjes e përsërit të njëjtën rutinë, pa procedura të komplikuara. Ajo përmendi gjithashtu se për një periudhë ka përdorur edhe vaj kokosi në fytyrë.

Read more:Prokuroria me kallëzim penal kundër prindërve të fëmijëve që abuzuan me 14-vjeçaren në Gjorçe Petrov

Artikulli kujton edhe angazhimin e saj në filantropi: Hawn themeloi në vitin 2003, “Goldie Hawn Foundation”, një organizatë jofitimprurëse që ofron programe edukative për mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Femije #Fëmijët #Foto #Goldie hawn #Kujdesi #Kujdesi për lëkurën #Lodhja #New york

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryeqyteti botëror i trafikimit të qenieve njerëzore, vajza 11-vjeçare shiten dhe përdhunohen
  • Tronditëse në Francë, mbi 100 akuza për abuzim ndaj fëmijëve në çerdhe dhe shkolla fillore në Paris
  • Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë
  • 61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 8 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by