Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Khloe Kardashian tregon incidentin në festivalin "Coachella": U drogova pa e ditur
Aktualitet

Khloe Kardashian tregon incidentin në festivalin "Coachella": U drogova pa e ditur

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ylli i reality show-t, Khloé Kardashian, ka rrëfyer se një herë kur kishte marrë pjesë në festivalin Coachella, përjetoi një situatë të frikshme, duke thënë se ishte droguar pa e kuptuar.

Deklarata u bë në episodin e së mërkurës të podkastit të saj “Khloé in Wonderland”, ku ajo tregoi se ka shkuar vetëm një herë në Coachella dhe se kjo ndodhi “shumë kohë më parë”. “Kam shkuar një herë. Ishte shumë kohë më parë – më duket si 2016, ose diçka e tillë”, u shpreh ajo, duke shtuar se përvoja nuk ishte aspak e mirë.

Read more:Madonna dhe Sabrina Carpenter publikojnë këngën “Bring Your Love”

Sipas Khloé-s, në atë mbrëmje ajo kishte pirë një pije dhe menjëherë kishte nisur të ndihej “shumë çuditshëm”. “Nuk ishte përvoja më e mirë. U drogova pa e ditur, por mendoj se të gjithë e dinin”, tha ajo. Më pas, ajo shtoi se ndoshta thjesht nuk e kishte kuptuar situatën në atë moment: “Mendoj se unë isha ajo ‘budallaqja’ që nuk e kuptova se të gjithë ishin në drogë… mbaj mend që piva atë pije dhe fillova të ndihem krejt e çmendur”.

Foto: Khloe Kardashian/Instagram

Ajo theksoi se ndjenja më e rëndë ishte fakti që nuk e dinte pse po ndihej ashtu. “Askush nuk do të ndihet në atë mënyrë dhe të mos dijë pse po ndihet kështu”, tha Kardashian. Sipas saj, ajo nuk e kuptoi çfarë po ndodhte deri pasi gjithçka mbaroi. “Nuk e kuptova derisa kaloi, që unë isha në drogë… dhe të gjithë po më bërtisnin sepse nuk dilja nga banjoja”, u shpreh ajo, duke treguar se kishte qëndruar e mbyllur në banjo për orë të tëra.

Read more:Është 80 vjeçe dhe duket në formë shumë të mirë, aktorja Goldie Hawn tregon sekretin se çfarë e mban kaq vitale

Në rrëfim, Khloé tha se u frikësua shumë dhe u fut “në kokën e saj”, duke e përshkruar përvojën si të rëndë dhe të pasigurt. Ajo sqaroi gjithashtu se nuk beson se dikush e kishte “targetuar” qëllimisht, por se thjesht nuk e kishte kuptuar që pija që po konsumonin mund të përmbante substanca. “Nuk mendoj se dikush, si me qëllim, më drogoi… thjesht nuk e kuptova çfarë po ndodhte”, la të kuptohet ajo.

Read more:Nëna e Kim Kardashian reagon pasi lajmit se i shkuan huq 100 mijë dollarë sepse "i dështoi" filleri në buzë

Foto: Steve Lucero/BFA / Shutterstock

Page Six vuri në dukje se, ndonëse Khloé e kujton si vitin 2016 “ose diçka e tillë”, ajo ishte fotografuar për herë të fundit në Coachella në vitin 2015. Artikulli kujton gjithashtu se në të njëjtin episod të podkastit, Kardashian foli edhe për tema të tjera personale, përfshirë arrestimin e saj për DUI në vitin 2007 dhe përjetimin e saj në burg. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Tags: #Banjo #Burg #Coachella #Foto #Khloe kardashian #Youtube

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari, ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
Nga të njëjtat tag-e
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
  • Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 36 minuta më parë
  6. 06
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale 3 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 7 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, referon…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by