Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat.

Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n.

Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449.

Mali i Zi kishte 170 të burgosur për 100 mijë banorë në 2023-n, ndërsa në 2024-n treguesi u rrit në 191, duke kryesuar në rajon, së bashku me Shqipërinë. Edhe Serbia ka shifër të lartë, në 173-176, për 100 mijë banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit (133-134).

Read more:Rezoluta për Kosovën, ekspertja: Sinjal i fuqishëm politik edhe për të gjithë Ballkanin

Nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE kishte 1 të burgosur për çdo 883 banorë, ose 113 të burgosur për 100 mijë banorë, pak më shumë se në vitin 2023, kur norma ishte 111.

Në vitin 2024, norma më e lartë e të burgosurve për 100 mijë banorë në BE u regjistrua në Hungari, me 193, e ndjekur nga Polonia, me 191, Letonia, me 187, dhe Çekia, me 178.

Norma më e ulët ishte në Finlandë, me 57, e ndjekur nga Holanda, me 67, si dhe Danimarka dhe Gjermania, secila me 70.

Read more:20-vjetori i themelimit të Klubit Vespa Shqipëri, motoristë nga gjithë Europa ‘zbarkojnë’ në Durrës, shumë prej tyre italianë

Në vitin 2024, në BE kishte rreth 509 mijë të burgosur, ose 8.0% më pak se në vitin 2012, kur numri arriti në rreth 553 mijë, niveli më i lartë që nga viti 1993.

Pas një periudhe stabiliteti në vitet 2017-2019, numri i të burgosurve ra me 6.6% në vitin 2020, me gjasë si pasojë e masave të lidhura me COVID-19. Më pas, nga viti 2021 deri në 2024, numri i të burgosurve u rrit gjithsej me 9.8%.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të grave të burgosura në Europë

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%. Në rajon, rekordin e mban Serbia, ku gati 5% e të burgosurve janë gra.

Read more:Gara globale për AI – në cilin vend ndodhen më shumë qendra të të dhënave?

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE 1 në 18 të burgosur të rritur ishte grua, ose 5.5% e popullsisë totale në burgje, pothuajse njësoj si në vitin 2023, kur ky tregues ishte 5.4%.

Pesha e grave në burgje ndryshon sipas vendeve të BE-së. Në vitin 2024, përqindja më e lartë u regjistrua në Hungari, me 8.7%, e ndjekur nga Çekia, me 8.6%, Malta, me 8.4%, dhe Suedia, me 7.9%.

Përqindja më e ulët ishte në Francë, me 3.4%, e ndjekur nga Belgjika, me 4.1%, dhe Bullgaria, me 4.3%./Monitor

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës, ngjarjet ndodhën në lagje të ndryshme

Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Tags: #Belgjika #Bullgaria #Burgjet #Covid-19 #Danimarka #Europa #Europë #eurostat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës, ngjarjet ndodhën në lagje të ndryshme
  • Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua
  • “Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora
  • E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës
  • Shpërthimi me tritol në Kinostudio, lokali në pronësi të babait të vëllezërve Lika që plagosën policin Anxhelo Kumaraku. Dyshohet për hakmarrje
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme 3 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës, ngjarjet ndodhën në lagje të ndryshme

Dy persona, një grua dhe një burrë i kanë dhënë fund jetës sot në Durrës. Ngjarjet e rënda…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën. Sipas…

• 50 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora

Punonjësja e Bashkia Dibër, e cila u bë virale në rrjetet sociale pas deklaratës gjatë dëgjesës publike për…

• 50 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by