Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse po “digjet” Real Madridi nga brenda? Zbulohet arsyeja që çoi në përçarjen e lojtarëve
Aktualitet

Pse po “digjet” Real Madridi nga brenda? Zbulohet arsyeja që çoi në përçarjen e lojtarëve

• 8 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Real Madridi ka pasur një javë të trazuar në prag të El Clasicos dhe gjithçka kulmoi të enjten, kur Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde u përplasën fizikisht gjatë stërvitjes.

Dyshja u përfshi në një debat të ashpër të mërkurën dhe 24 orë më vonë situata u përshkallëzua ndjeshëm; tani të dy janë nën hetim të brendshëm nga klubi.

Rasti që përfshin Tchouamenin dhe Valverden të cilin ky i fundit ka tentuar ta minimizojë, është episodi më i fundit në një seri incidentesh të vogla që kanë bërë që dhoma e zhveshjes së Real Madridit të kthehet në një ambient jashtëzakonisht toksik dhe të përçarë.

Read more:Real Madridi reagon për herë të parë pas përplasjes së Valverdes me Tchouamenin

Sipas El Mundo, shkaku rrënjësor lidhet me vendimin e klubit për t’u ndarë me ish-trajnerin Xabi Alonso pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës në janar, një vendim me të cilin shumë lojtarë nuk ishin dakord.

Në skuadër kishte disa futbollistë që ishin pro Alonsos, por po aq të tjerë ishin në favor të largimit të tij. Kjo krijoi përplasje të brendshme, të cilat me kalimin e kohës janë përshkallëzuar dhe kanë çuar te incidentet e fundit: ai mes Tchouamenit dhe Valverdes, si dhe një tjetër përplasje ku Antonio Rudiger thuhet se e ka goditur me shuplakë mbrojtësin Alvaro Carreras.

Ngjarja mes Valverdes dhe Tchouamenit solli ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të menaxherit të përgjithshëm Jose Angel Sanchez, ndërsa drejtuesit më të lartë, përfshirë presidentin Florentino Perez, raportohet se janë të zhgënjyer me skuadrën.

Read more:Detaje të reja rreth zënkës së madhe te Real Madridi: Valverde refuzoi t'i jepte dorën Tchouamenit

Burime brenda klubit i përshkruajnë lojtarët si “një grup shumë i papjekur, janë si fëmijë”.

Hierarkia e klubit po ashtu është shprehur e pakënaqur me rolin ose mungesën e rolit të Alvaro Arbeloas në menaxhimin e situatës./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj

Tags: #Alvaro carreras #Antonio rudiger #Aurelien tchouameni #Femije #Florentino perez #La liga #Real madrid #Xabi alonso

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
  • Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Sulm me armë ndaj kryebashkiakut në Turqi, qëllohet nga një person i maskuar dhe mbetet o plagosur
  • SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd. Një fëmijë 7-vjeç u…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj

Sot Gjykata vendos mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by