Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

• 25 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit “Un Couple (Presque) Parfait”, një biografi e re nga gazetari Florian Tardif, e cila hedh dritë mbi marrëdhënien e tyre personale dhe jetën brenda Pallatit Elysee.

Libri paraqet një tablo të një martese të mbushur me tensione, xhelozi dhe ndikim të fortë të Zonjës së Parë në jetën politike dhe personale të Presidentit francez. Sipas autorit, Brigitte Macron, 73 vjeç, i konsideron gratë përreth bashkëshortit të saj si “grabitqare” dhe thuhet se kontrollon personalisht kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elysee.

Sipas pretendimeve të librit, Zonja e Parë kërkon të shohë fotografitë e çdo gruaje që aplikon për poste pranë presidencës franceze dhe në disa raste ka vendosur vetë nëse ato duhet të punësohen apo jo. Florian Tardif përshkruan një atmosferë ku xhelozia dhe pasiguria personale ndikojnë edhe në vendimmarrje brenda presidencës.

Read more:Brigitte Macron kishte qëlluar me shuplakë presidentin francez për mesazhin e pranuar nga aktorja iraniane

Në një darkë private vitin e kaluar, Brigitte Macron thuhet se u ka rrëfyer miqve të saj: “Kam frikë. Kam frikë se pas gjithë kësaj, ai mund të më lërë”, një deklaratë që sipas autorit tregon pasiguritë e saj lidhur me diferencën e madhe në moshë me Presidentin francez, i cili është 25 vite më i ri.

Libri ndalet edhe tek raporti i afërt dhe ndikimi i Brigitte Macron mbi Emmanuel Macron që prej fillimit të karrierës së tij politike. Sipas Tardif, Presidenti francez ua ka bërë të qartë bashkëpunëtorëve të tij se lumturia e bashkëshortes ishte thelbësore për suksesin e mandatit të tij presidencial.

🇫🇷 Emmanuel Macron aurait entretenu durant plusieurs mois une “relation platonique” avec l’actrice iranienne Golshifteh Farahani, avec des “messages qui seraient allés assez loin”, provoquant des tensions au sein du couple présidentiel, qui auraient conduit à la gifle. (via… https://t.co/m6XmotilkU pic.twitter.com/X27GxT5FDH

Read more:“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin

“Brigitte duhet të jetë e lumtur. Nëse ajo ndihet e pakënaqur, unë nuk do ta përballoj dot dhe do të dështoj në mandatin tim”, citohet të ketë thënë Macron pas marrjes së presidencës në vitin 2017.

Një pjesë e rëndësishme e biografisë fokusohet edhe në thashethemet që kanë shoqëruar Presidentin francez gjatë viteve të fundit. Emmanuel Macron është përfolur vazhdimisht për marrëdhënie të mundshme romantike, pretendime që ai i ka mohuar kategorikisht, duke i cilësuar si “thashetheme” dhe “skenarë të pabazë”.

Read more:“Vjedhja e shekullit”/ Grabitja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit në muzeun e Luvrit, regjisorët bëjnë gati filmin

Në libër përmendet edhe incidenti që bëri bujë ndërkombëtare gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, kur kamerat filmuan një moment të sikletshëm mes çiftit presidencial pranë avionit zyrtar francez. Sipas autorit, Brigitte Macron reagoi ashpër ndaj bashkëshortit pas një mesazhi video të shfaqur në telefonin e Presidentit, ndërsa pamjet u komentuan gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Florian Tardif rikthen gjithashtu në vëmendje fillimin e marrëdhënies së çiftit presidencial, kur Emmanuel Macron ishte vetëm 15 vjeç dhe Brigitte 40 vjeçe, e martuar dhe me tre fëmijë. Ata u njohën në shkollën “La Providence” në Amiens, ku Brigitte ishte mësuesja e tij.

Pavarësisht polemikave dhe thashethemeve që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre ndër vite, autori e përshkruan Brigitte Macron si figurën më të rëndësishme në jetën e Presidentit francez dhe “spirancën” që e mban atë të qëndrueshëm politikisht.

Read more:Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Sipas biografisë, ndikimi i saj në Pallatin Elysee mbetet i paprekur dhe shtrihet nga marrëdhëniet personale të Presidentit deri te zgjedhjet politike dhe emërimet në nivelet më të larta të qeverisë franceze.

Libri “Un Couple (Presque) Parfait” pritet të ndezë debate të forta në Francë, pasi sjell detaje të panjohura më parë për jetën private të çiftit presidencial dhe atmosferën brenda Pallatit Elysee.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Brigitte macron #debate #Emmanuel macron #Femije #Gratë #jetë #Libri #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 3 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin