Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sancho u përfshi në debate të shëmtuara me tifozët e Man Utd për kohën e tij në klub
Aktualitet

Sancho u përfshi në debate të shëmtuara me tifozët e Man Utd për kohën e tij në klub

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Jadon Sancho është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi u përfshi në replika të tensionuara me tifozët e Manchester United lidhur me periudhën e tij në “Old Trafford”.

Sulmuesi anglez u aktivizua nga banka rezervë në fitoren bindëse 4-0 të Aston Villa ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Villa përmbysi humbjen 1-0 nga takimi i parë dhe siguroi finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1, ku do të përballet me Freiburg në Stamboll më 20 maj.

Me këtë arritje, Sancho bëhet pjesë e një skuadre finaliste evropiane për të tretin sezon radhazi. Ai ishte pjesë e Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 dhe e Chelsea në finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2025.

Read more:Edukimi i duhur financiar për fëmijët krijon breza të ardhshëm të përgjegjshëm – Leksioni i parë financiar për fëmijë nga Halkbank

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, pasi kartoni i lojtarit vazhdon t’i përkasë Manchester United. Huazimi te Aston Villa është i treti radhazi për 26-vjeçarin, i cili iu bashkua United nga Dortmund në vitin 2021.

Raportet mes Sanchos dhe tifozëve të United kanë qenë të tensionuara prej kohësh, sidomos pas konfliktit publik me ish-trajnerin Erik ten Hag dhe deklaratave të tij në mbështetje të Marcus Rashford pas largimit të këtij të fundit në formë huazimi.

Pas suksesit të Aston Villas, disa tifozë të United e kritikuan sërish në rrjetin social X, duke pretenduar se ai nuk ka pasur ndikim real në sukseset e skuadrave ku është huazuar.

Read more:Tottenhami fiton ndaj Aston Villas dhe largohet nga zona e rënies

Një tifoz kërkoi një “analizë të detajuar” të kontributit të tij në tri finalet evropiane, ndërsa Sancho iu përgjigj menjëherë:

“Po, sigurohu ta shikosh mirë”.

Një tjetër komentues përmendi paraqitjen e tij ndaj Nuno Mendes në përballjen kundër Paris Saint-Germain në vitin 2024, ndaj së cilës Sancho reagoi vetëm me një emoji.

Në një tjetër debat, pasi u quajt “lojtar pa mentalitet” dhe “futbollist që kulmoi në moshën 21-vjeçare”, anglezi ironizoi një përdorues duke pyetur:

Read more:Gjiganti evropian ëndërron Gonzalo Garcian, por Reali i vendos çmim të frikshëm

“Po pyes vetëm, a quhesh vërtet Christiano?”

Në fund të mbrëmjes, Sancho publikoi edhe një mesazh për tifozët e Aston Villas.

“Pa shaka tani, dashuria dhe urrejtja sot janë për Aston Villan. Natën e mirë, Villans! Shihemi në Stamboll!”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Tags: #Aston villa #Banka #Borussia dortmund #Chelsea #Dashuria #debate #Jadon sancho #Man utd #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
Nga të njëjtat tag-e
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit, filmave të rinj dhe debateve për AI
  • “Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert
  • U akuzuan për shpifje/ Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Berishën, Nokën, Boçin dhe Palokën
  • “Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk”/ Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Merrej me pika llotosh me licencë, Elio Hatos i fali banesën sepse i shpëtoi jetën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 10 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by