Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sancho u përfshi në debate të shëmtuara me tifozët e Man Utd për kohën e tij në klub
Aktualitet

Sancho u përfshi në debate të shëmtuara me tifozët e Man Utd për kohën e tij në klub

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Jadon Sancho është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi u përfshi në replika të tensionuara me tifozët e Manchester United lidhur me periudhën e tij në “Old Trafford”.

Sulmuesi anglez u aktivizua nga banka rezervë në fitoren bindëse 4-0 të Aston Villa ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Villa përmbysi humbjen 1-0 nga takimi i parë dhe siguroi finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1, ku do të përballet me Freiburg në Stamboll më 20 maj.

Me këtë arritje, Sancho bëhet pjesë e një skuadre finaliste evropiane për të tretin sezon radhazi. Ai ishte pjesë e Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 dhe e Chelsea në finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2025.

Read more:Edukimi i duhur financiar për fëmijët krijon breza të ardhshëm të përgjegjshëm – Leksioni i parë financiar për fëmijë nga Halkbank

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë, pasi kartoni i lojtarit vazhdon t’i përkasë Manchester United. Huazimi te Aston Villa është i treti radhazi për 26-vjeçarin, i cili iu bashkua United nga Dortmund në vitin 2021.

Raportet mes Sanchos dhe tifozëve të United kanë qenë të tensionuara prej kohësh, sidomos pas konfliktit publik me ish-trajnerin Erik ten Hag dhe deklaratave të tij në mbështetje të Marcus Rashford pas largimit të këtij të fundit në formë huazimi.

Pas suksesit të Aston Villas, disa tifozë të United e kritikuan sërish në rrjetin social X, duke pretenduar se ai nuk ka pasur ndikim real në sukseset e skuadrave ku është huazuar.

Read more:Tottenhami fiton ndaj Aston Villas dhe largohet nga zona e rënies

Një tifoz kërkoi një “analizë të detajuar” të kontributit të tij në tri finalet evropiane, ndërsa Sancho iu përgjigj menjëherë:

“Po, sigurohu ta shikosh mirë”.

Një tjetër komentues përmendi paraqitjen e tij ndaj Nuno Mendes në përballjen kundër Paris Saint-Germain në vitin 2024, ndaj së cilës Sancho reagoi vetëm me një emoji.

Në një tjetër debat, pasi u quajt “lojtar pa mentalitet” dhe “futbollist që kulmoi në moshën 21-vjeçare”, anglezi ironizoi një përdorues duke pyetur:

Read more:Gjiganti evropian ëndërron Gonzalo Garcian, por Reali i vendos çmim të frikshëm

“Po pyes vetëm, a quhesh vërtet Christiano?”

Në fund të mbrëmjes, Sancho publikoi edhe një mesazh për tifozët e Aston Villas.

“Pa shaka tani, dashuria dhe urrejtja sot janë për Aston Villan. Natën e mirë, Villans! Shihemi në Stamboll!”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aston villa #Banka #Borussia dortmund #Chelsea #Dashuria #debate #Jadon sancho #Man utd #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën
  • Debate për shkrirjen e bashkisë/ “Qepeni gojën” – Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno! Qytetarët i largohen nga takimi
  • “KAYO”, “ishull paligjshmërie””/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”!
  • ‘Nuk duam bashkimin me Librazhin’, Reforma Territoriale ndez debat në Prrenjas, banorët përballen me deputetin Olsi Komici
  • Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 18 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 11 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by