Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Katër yje të Real Madridit rrezikojnë Kupën e Botës shkaku i formës së dobët
Aktualitet

Katër yje të Real Madridit rrezikojnë Kupën e Botës shkaku i formës së dobët

• 8 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me vetëm katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur në La Liga këtë sezon, sezoni i Real Madridit është pothuajse i mbaruar.

Jashtë Ligës së Kampionëve në fazën e çerekfinaleve dhe në prag për t’ia lëshuar garën për titull Barcelonës, ka qenë një kampanjë shumë e dobët për “Los Blancos”.

E kuptueshme, vëmendja e shumëkujt tashmë është kthyer te Kupa e Botës këtë verë, e cila nis më 11 qershor. Turneu, që luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, u jep një mundësi yjeve të Madridit të shpëtojnë diçka nga një sezon i mallkuar.

Skuadrat e kombëtareve do të shpallen drejt fundit të sezonit të klubeve dhe, ndonëse disa prej figurave kyçe të Real Madridit do të jenë atje duke përfaqësuar vendet e tyre “pa diskutim”, ka edhe të tjerë, vendet e të cilëve në avionët e kombëtareve drejt Amerikës së Veriut janë larg të qenit të garantuara.

Nga lista prej 24 lojtarësh të ekipit të parë të Madridit, vetëm Andriy Lunin luan për një kombëtare (Ukraina) që nuk është kualifikuar për turneun e kësaj vere.

Edhe tre të tjerë do ta humbasin turneun për shkak të lëndimit — Ferland Mendy (Francë), Eder Militao dhe Rodrygo (Brazil).

Read more:Real Madridi i pamëshirshëm – ky dënim i rëndë e pret Valverden dhe Tchouamenin pas rrahjes

Nga lojtarët e mbetur, emrat si Raul Asencio, Alvaro Carreras dhe Gonzalo Garcia nuk janë thirrur kurrë në nivel senior për Spanjën dhe kanë shumë pak gjasa të jenë pjesë këtë verë. E njëjta vlen edhe për Dani Ceballos dhe Fran Garcia, që të dy të thirrur për herë të fundit në vitin 2023.

Real Madridi mund të presë të ketë deri në 15 përfaqësues në këtë turne veror, por shifra e saktë do të varet nga fakti nëse një grup i rëndësishëm bën mjaftueshëm për t’i bindur selektorët për vlerën e tyre.

Ja katër lojtarë që po luftojnë për të qenë në Kupën e Botës këtë verë:

Dani Carvajal

Ky sezon nuk ka shkuar ashtu siç duhej për njërin nga lojtarët më të dekoruar të klubit.

Carvajal u emërua kapiten i klubit verën e kaluar, teksa hyri në vitin e fundit të kontratës, duke shpresuar për një “vallëzim të fundit” të lavdishëm në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Read more:Interi përgatit goditjen në afatin kalimtar, ylli Realit objektiv kryesor

Në vend të kësaj, ai është reduktuar në një rol episodik në një nga sezonet më frustrues të kujtesës së afërt.

34-vjeçari u la jashtë ndeshjeve të Spanjës në mars, me Luis de le Fuente që zgjodhi Marcos Llorente dhe Pedro Porro si opsione të tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Duke ia shtuar edhe më shumë një situate tashmë delikate, Carvajal ka pësuar një lëndim në shputë gjatë stërvitjes, duke ia kufizuar edhe më shumë minutat për pjesën e mbetur të sezonit.

Pavarësisht kësaj, De la Fuente ka thënë për mbrojtësin veteran: “Dani është një figurë shumë e rëndësishme në dhomën tonë të zhveshjes. Ai është një pasuri e vërtetë, në çdo kuptim të fjalës”.

Trent Alexander-Arnold

Nëse Carvajal ende e ka mbështetjen e selektorit pavarësisht formës dhe gjendjes fizike, Alexander-Arnold është një histori tjetër. Ish-ylli i Liverpoolit nuk ka qenë kurrë i favorizuar nga trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel.

Read more:Ekzekutim në sy të të gjithëve: Luftëtari i MMA-së vritet si në filma

Pas një fillimi të pasigurt në Madrid, Alexander-Arnold ka nisur të impresionojë me diapazonin e pasimeve dhe ndikimin krijues — megjithëse pikëpyetjet mbeten për qëndrueshmërinë e tij në mbrojtje.

Alexander-Arnold u la jashtë listës së zgjeruar prej 35 lojtarësh të Tuchel për ndeshjet e marsit kundër Uruguait dhe Japonisë, çka sugjeron se ai ka pak gjasa të përfshihet në ekipin përfundimtar.

Trajneri tha për vendimin e tij: “Të gjithë janë ende në garë. Por për momentin, disa djem të tjerë janë pak përpara tij”.

Tuchel ishte i pranishëm në humbjen 4–3 të Madridit ndaj Bayern Munich në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por mbetet të shihet nëse ajo paraqitje do ta ketë ndryshuar mendimin.

Eduardo Camavinga

Ka qenë një sezon i vështirë për Camavingan. Mesfushori francez nuk ka arritur ta sigurojë një vend titullari këtë sezon nën Xabi Alonso ose Arbeloa dhe ka rënë në hierarki edhe pas 18-vjeçarit Thiago Pitarch.

Read more:Lojtarët e Real Madridit përdorin nofkë fyese ndaj Arbeloas

Arbeloa e kritikoi publikisht angazhimin e ish-yllit të Rennes gjatë humbjes së prillit ndaj Mallorcas, por e mbrojti pas kartonit të kuq të diskutueshëm që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes në eliminimin nga Bayern në Ligën e Kampionëve.

Të gjitha shenjat duket se çojnë drejt një shitjeje në verë, me disa klube të Ligës Premier të lidhura me të.

Sipas raportimeve në Francë, sezoni “nga ferri” për Camavingan mund ta nxjerrë atë jashtë planeve për listën e Didier Deschamps, me mesfushorin që aktualisht renditet i gjashti pas emrave si N’Golo Kante, Manu Kone, Adrien Rabiot, Aurelien Tchouameni dhe Warren Zaire-Emery.

Camavinga ishte pjesë e ekipit për ndeshjet e Francës në mars, por nuk u aktivizua. 23-vjeçari ka 29 paraqitje deri tani.

Franco Mastantuono

Talenti argjentinas erdhi në kryeqytetin spanjoll me potencial të madh verën e kaluar dhe fillimisht impresionoi nën Alonson.

Read more:Lista e zezë e Florentino Perezit: Nëntë lojtarë do të largohen nga Real Madridi në verë

Ishte tashmë reprezentues i nivelit senior para se të bashkohej me Madridin, Mastantuono është në fakt debutuesi më i ri në historinë e Argjentinës, pasi luajti në një kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit në moshën 17 vjeç e 296 ditë.

Megjithatë, progresi ka ngecur për sulmuesin e ri, i cili është bërë disi “i harruari” nën Arbeloan.

Mastantuono, që ka vetëm një gol gjatë gjithë sezonit, u qortua nga trajneri pasi u ndëshkua me të kuq për shkak se i bërtiti arbitrit në humbjen ndaj Getafes, ndërsa në muajt e fundit është dashur të kënaqet me paraqitje të shkurtra si zëvendësues.

Edhe pse luajti 45 minuta për Argjentinën kundër Mauritanisë në raundin e fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, po rritet ndjenja se shanset e tij për të qenë në listën përfundimtare të Lionel Scalonit po zvogëlohen me shpejtësi./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alvaro carreras #Andriy lunin #Aurelien tchouameni #Bayern munich #Brazil #Dani carvajal #Eduardo camavinga #Franco mastantuono #Real madrid #Trent alexander-arnold

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Video/ Kaos në metronë e Sao Paulos, 39-vjeçari i dehur hidhet nga treni dhe thyen xhamat
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Cicinho: Alkooli më shkatërroi, vendosa rekord me 70 birra në një ditë! Sot jam pastor
  • “Engjëlli i Vdekjes”/ Zvicra drejt hapjes së dosjeve sekrete të Josef Mengele, mjeku famëkeq që çonte hebrenjtë drejt dhomave të gazit në kampin e Auschwitzit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by