Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tërmeti në Kolumbi/ MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet. Kërkoni ndihmë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Brazil
Politikë

Tërmeti në Kolumbi/ MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet. Kërkoni ndihmë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Brazil

• 12 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë më 10 gusht, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, sipas të dhënave të fundit. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se po ndjek nga afër situatën dhe, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet kolumbiane.

Sipas MEPJ-së, deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur nga tërmeti.

Ministria njofton gjithashtu se, bazuar në informacionet e mbledhura deri në këto momente, nuk janë raportuar dëmtime në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo që janë në pritje të procedurave të ekstradimit.

Read more:Dy 20-vjeçare ekzekutohen në Kolumbi, njëra dyshohet se ishte në një lidhje me një anëtarë të bandës “Los del Sur”

“MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, bilanci i tërmetit mbetet në përditësim, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë operacionet në zonat më të prekura.

Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Brazil.

Njoftimi i Plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht 2026, me epiqendër pranë San José del Palmar, në pjesën perëndimore të Kolumbisë.

Read more:Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!

Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, tërmeti ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 persona të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.

Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit.

Po ashtu, nga informacioni i marrë deri në këto momente, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit.

Read more:Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë.

Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil:
+55 61 99301 6139

Për komunikime të tjera:
[email protected]
[email protected]

Lexo edhe
Politikë

119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen

Politikë

“Arrestoni Ramën”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Qeveri e krimit

Tags: #Brazil #Kolumbi #kontakt #Njoftim #termet #Tërmeti #viktima

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen
  • “Arrestoni Ramën”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Qeveri e krimit
  • Revolta e 119-të / Qytetarët marshim-protestë, thirrje kundër Ramës dhe gjithë klasës politike: Shteti ka rënë
  • Protesta e 119-të/ “29 vende të NATO-s kanë ndërprerë ndarjen e informacionit me Shqipërinë”, aktivisti Arben Kola: Skandali i SHISH nuk është rozë, por i rënies së shtetit
  • Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…
Nga të njëjtat tag-e
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
  • Kombinat, vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, njerëzit kanë pritur mjaftueshëm (VIDEO)
  • Po punonte në një varkë në Durrës, i riu filipinez bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën
  • Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkëta
  • Peleshi shantazhohet nga Ergys Agasi me filmime? Tedi Blushi bën deklaratën e fortë: Po kërcënohesh, jep dorëheqjen! Kryeparlamentari: Fantazi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

119 ditë rezistencë/ “Rama dhe Balluku para drejtësisë”, qytetarët të pandalshëm në marshimin në Tiranë: Jepe dorëheqjen

Protesta e 119-të kundër qeverisë vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas tubimit para Kryeministrisë,…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Qeveri e krimit

Mbahet sot protesta e 119-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës me pankarta dhe…

• 21 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta e 119-të / Qytetarët marshim-protestë, thirrje kundër Ramës dhe gjithë klasës politike: Shteti ka rënë

Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e sotme marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 119-të kundër…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by