Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit
Kronikë

Rrjet prostitucioni në Fier, Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

• 22 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale ‘Shfrytëzim prostitucioni’ parashikuar nga neni 114, paragrafi i parë i Kodit Penal si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S. e akuzuar për veprën penale ‘Prostitucioni’ parashikuar nga neni 113, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.121 të vitit 2026, nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, nëpërmjet së cilit kërkohej ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji.

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të policisë identifikuan personin që kishte pasur kontaktet e fundit me të dhe kryen një sërë veprimesh procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read more:Gazetari Erebara: Rama ka humbur algoritmin dhe ndikimin tek mediat, është dobësuar infrastruktura e propagandës

Gjatë hetimeve u administruan deklarime të personave të përfshirë, u kryen këqyrje të aparateve celularë, u analizuan komunikime elektronike dhe u siguruan prova të tjera materiale, nga të cilat rezultoi se shtetasja braziliane L.J.D.S. kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në muajin shtator 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara me persona që vepronin përmes platformave të komunikimit në internet.

Në bazë të provave të administruara, pas mbërritjes në Shqipëri, e pandehura L.J.D.S. ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë. I pandehuri S.M., pasi kishte krijuar njohje me të pandehurën në fjalë, kishte marrë pjesë aktivisht në shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke i siguruar klientë kundrejt pagesës, negociuar çmimet e shërbimeve seksuale dhe duke përfituar nga kjo veprimtari.

Gjithashtu, nga komunikimet elektronike të administruara rezultoi se i pandehuri S.M. u ofronte personave të ndryshëm mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasen braziliane, duke përcaktuar tarifat dhe duke organizuar takimet.

Read more:Flakët përpijnë banesën në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Në vijim të hetimeve, shtetasja braziliane u gjet në një ambient banimi në fshatin Karbunarë, Bashkia Lushnjë, ku qëndronte në momentin e ndërhyrjes së Policisë Gjyqësore.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që cenojnë lirinë dhe dinjitetin e personit, duke bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese vendase dhe partnerët e huaj për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të shfrytëzimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Read more:“Nëna më detyroi të prostituoja qëkur isha 14 vjeçe”/ Rrëfimi tronditës i 29-vjeçares: Më njohu me një burrë më të madh në moshë, doja t’i jepja fund jetës

Në respekt të parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë, theksohet se përgjegjësia penale e personave të akuzuar do të vlerësohet përfundimisht nga gjykata kompetente.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Tags: #Banimi #Brazil #Fier #Gjykata #golem #Internet #Prokuroria #Prostitucion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit…

• 17 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve

Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin