
Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të diskutohet për bashkëpunimi me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Mbledhja mbahet në ora12:00.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ditë më parë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë paralajmëroi mbajtjen e kësaj mbledhjeje.
Read more:Nga doja ta lija futbollin te kampioni i Zvicrës: Si Thuni e ktheu Kastriot Imerin në yll sërish
Ai pas mbledhjes së Kryesisë kishte bërë të ditur se është informuar dhe është dakorduar me kryesinë për formalizimin e bashkëpunimit me Vjosa Osmani, duke synuar një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por që më shumë rreth këtij bashkëpunimi do të flasë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.
“I njoftova kryesinë, votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje bashkëpunimin me Vjosa Osmanin për garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Abdixhiku, duke kërkuar t’i jepet edhe disa ditë kohë që të finalizohet kjo.
Read more:Osmani prezanton aderimin e Bardhyl Hasanpapajt
“Më jepni disa ditë që ti finalizoj diskutimet me zonjën Osmani për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët”, ishte shprehur Abdixhiku. /Telegrafi/




