Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind
Aktualitet

Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i partisë së tij në zgjedhjet e 7 qershorit është të arrijë deri në 60 për qind të votave, duke e konsideruar këtë objektiv të realizueshëm përmes punës, sinqeritetit dhe përkushtimit.

Në fjalimin e mbajtur të shtunën në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku u konfirmua sërish si kandidat për kryeministër, Kurti theksoi se mbështetja për Vetëvendosjen është në rritje të vazhdueshme.

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV

““Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9 për qind, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60 për qind. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

Read more:Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti kritikoi opozitën, duke e akuzuar për bllokim të proceseve institucionale. Sipas tij, këto veprime nuk e kanë ndalur vullnetin e qytetarëve, por kanë synuar pengimin e funksionimit të shtetit.

“Sa herë po na bllokojnë ne po rritemi. Ata po marrin përgjigje më të fortë nga populli. Nuk kishim nevojë për këto zgjedhje. Mbase dikush, ndonjë strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin e shtetin. Kjo po ndodh sepse kemi një opozitë e cila ka kuptuar se nuk mund ta mund popullin, por ka zgjedhur ta bllokojë shtetin. Vullnet i popullit nuk është nen kushtetues, është forcë e historisë që na shpie përpara”, deklaroi ai.

Read more:Çitaku: La presión ciudadana obligó a Albin Kurti a retirarse del esfuerzo por elegir al presidente.

Kurti gjithashtu u ndal te orientimi evropian i Kosovës, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është pjesë e vlerave dhe identitetit shoqëror, jo vetëm një synim politik. Ai tha se qeverisja e tij është e përqendruar në forcimin e institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një shteti të drejtë.

Duke shprehur mirënjohje për nominimin, Kurti tha se kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një detyrim ndaj qytetarëve dhe shtetit. Ai u zotua se do të vazhdojë punën për përballimin e sfidave, duke theksuar se me mbështetjen e qytetarëve, çdo pengesë mund të tejkalohet.

Read more:Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, Balla: Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër BE se sot!

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor 2026 pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Albi kurti #Albin kurti #Detyrim #Integrimi #Kuvendi i kosovës #Lëvizja vetëvendosje #Lvv #Vetvendosje #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Sheshi para Kryeministrisë ndizet nga qytetarët, kulmojnë thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!
  • Protesta masive kundër Ramës/ “Janë tmerruar”, Gent Progni: Kam nxjerrë vetëm 20 emra, por janë mbi 9 mijë patronazhistë të tjerë…
  • VIDEO/ 24 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës! Robert Wilton, ish-zv ambasadori i OSBE në Tiranë pjesë e protestës
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
  • Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 16 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by