Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministri Gonxhja takim me Presidentin e Bienales së Venecias, në fokus forcimi i partneritetit kulturor mes Shqipërisë e Italisë
Aktualitet

Ministri Gonxhja takim me Presidentin e Bienales së Venecias, në fokus forcimi i partneritetit kulturor mes Shqipërisë e Italisë

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të Bienales së Venecias, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional të Shqipërisë me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dy prej platformave më prestigjioze të diplomacisë kulturore ndërkombëtare.

Takimi u fokusua gjithashtu në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë që lidh kulturën, arkitekturën, kërkimin dhe edukimin artistik, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, artistëve, kuratorëve, studiuesve dhe brezit të ri. Në këtë kuadër, u diskutua mbi zhvillimin e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimet në fushën e arkivave dhe dokumentimit, si dhe mbi proceset e ruajtjes, ekspozimit, studimit, kërkimit dhe shkrimit kritik mbi historinë e pavilioneve të Bienales ndër vite, me synimin për t’i sjellë dhe aktivizuar këto eksperienca edhe në Shqipëri.

Read more:LIVE TV- Kuvend, opozita interpelancë me Ramën dhe Karakaçin! PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Debat edhe për raportin e PE! Mbahet 1 minutë heshtje për Servet Pëllumbin

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për artin bashkëkohor shqiptar dhe për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e ekspozitave, arkivave dhe programeve kuratoriale. U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për ekspozita të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës së krijimit të hapësirave të reja bashkëpunuese për artistë, arkitektë, studiues dhe kuratorë shqiptarë, si dhe mundësisë për një prani më të qëndrueshme dhe afatgjatë të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, duke e konsideruar atë si një instrument të rëndësishëm të prezantimit ndërkombëtar të identitetit kulturor dhe krijues të vendit.

Read more:Përplasjet për pavijonin e Rusisë dhe Izraelit, juria e Bienales së Venecias jep dorëheqjen 10 ditë para eventit

Në takim u diskutua gjithashtu mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, si një mundësi për të pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore, inovacionit urban dhe dialogut artistik.

Ky dialog do të vijojë edhe me vizita të dedikuara të Presidentit të Bienales së Venecias në Tiranë në një të ardhme të afërt, në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.

Read more:Milani po planifikon ndryshime të mëdha në verë – Allegri dhe Tare në rrezik

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve Itali–Shqipëri dhe rolin e kulturës si një instrument i rëndësishëm i diplomacisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bienalja e venecias #Blendi Gonxhja #Ekspozita #Fokus #Institucion #itali #Pietrangelo Buttafuoco #shqiperi #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta
  • FOTOLAJM/ Protesta kundër kryeministrit! “40 ditë Tirana digjet Rama krihet”, mesazhet e qytetarëve nëpërmjet pankartave: Arrestoni Belindën
  • “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë
  • “Boll me të korruptuarit, t’i hapet rruga rinisë”/ Pedagogu thirrje ambasadës europianë dhe SHBA-së: Qëndroni me shqiptarët, kjo klasë politike antishqiptare nuk i duhet askujt
  • “Në protestë, deri sa kjo qeveri të rrëzohet”, protestuesja-Ramës: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve? Kemi 40 ditë në shesh…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 16 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by