Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Putin mbron luftën në Ukrainë/ Presidenti rus sulmon NATO-n gjatë Paradës së Fitores, tkurret festa në Moskë nga frika e Kievit
Botë

Putin mbron luftën në Ukrainë/ Presidenti rus sulmon NATO-n gjatë Paradës së Fitores, tkurret festa në Moskë nga frika e Kievit

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Parada e ditës së fitores kundër fashizmit në sheshin e kuq në Moskë këtë vit ishte tkurrur nga shqetësimi i krijuar nga raketat dhe dronët e Ukrainës.

Në fjalën e tij ai deklaroi se ushtarët rusë në Ukrainë po luftojnë kundër një “force agresive” të mbështetur nga NATO dhe i cilësoi objektivat e luftës së tij si “të drejta”

“Heroizmi i madh i brezit fitues frymëzon sot ushtarët që po zbatojnë objektivat e operacionit special ushtarak. Ata po përballen me një forcë agresive, të armatosur dhe të mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s. Dhe pavarësisht kësaj, heronjtë tanë ecin përpara.

Read more:Flick paralajmëron lojtarët para përballjes me Realin: Mos u shpërqendroni

Por pavarësisht se sa shumë mund të ndryshojnë teknologjia dhe taktikat luftarake, një gjë mbetet e pandryshuar: janë njerëzit ata që përcaktojnë fatin e një vendi. Besoj fort në drejtësinë e kauzës sonë! Ne qëndrojmë së bashku! Fitorja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e jona”, u shpreh Putin.

Putin e ka kthyer kujtesën e fitores sovjetike në një nga narrativat qendrore të 25 viteve të tij në pushtet, ndërsa autoritetet ruse zakonisht e shënojnë këtë paradë me madhështi dhe demonstrim force. Një seri sulmesh ukrainase me rreze të gjatë veprimi në javët e fundit e detyruan Kremlinin të shtonte masat e sigurisë dhe të tkurrte festen. Për herë të parë në gati dy dekada nuk u ekspozua pajisje ushtarake dhe kishte shume pak lidere nga vendet e tjera.

Read more:Ukraina është fituesja e madhe e luftës me Iranin

Si Moska ashtu edhe Kievi ranë dakord të respektonin një armëpushim treditor gjatë aktivitetit, pas një apeli të minutës së fundit nga Donald Trump. Në fjalimin e tij para paradës, ku morën pjesë njësi ushtarake ruse dhe ushtarë nga Koreja e Veriut, Putin përdori simbolikën e fitores sovjetike për të mobilizuar mbështetjen për ushtrinë ruse në Ukrainë. Pas dy përpjekjeve të dështuara për armëpushim këtë javë nga Rusia dhe Ukraina, Trump njoftoi të premten se një armëpushim treditor do të hynte në fuqi më 9 maj.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke shtuar se armëpushimi do të shoqërohej edhe me një shkëmbim të burgosurish. Volodymyr Zelensky nënshkroi të premten një dekret që urdhëron ushtrinë ukrainase të mos sulmojë paradën dhe konfirmoi se qeveria e tij do të respektojë armëpushimin për të mundësuar shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.

Read more:Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme

“Sheshi i Kuq është më pak i rëndësishëm për ne sesa jeta e të burgosurve ukrainas që mund të kthehen në shtëpi”, deklaroi Zelensky. Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA për përfundimin e luftimeve kanë treguar pak progres që prej shkurtit, kur Uashingtoni zhvendosi fokusin drejt konfliktit me Iranin.

Lexo edhe
Botë

Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Botë

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Tags: #Dekret #Donald Trump #Dronët #jetë #Koreja e veriut #Moska #Nato #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës
  • Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • Teknikat e Trump nuk funksionojnë, Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit
  • Luftimet Izrael-Hezbollah në Liban, Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e forcave izraelite nga territoret libaneze
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’
  • Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 13 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Foto-Lajm/ Dita e pestë e protestës përpara Kryeministrisë, çfarë nuk u pa nga tubimi i qytetarëve 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet i tensionuar, ndërsa lufta po zgjerohet edhe më tej…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Një paqeruajtës i forcës së OKB-së në Liban, u vra dhe dy të tjerë u plagosën lehtë nga…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Botë

Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, i cili u shndërrua në kundërshtar, pritet të…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by