Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Jo vetëm Rodrin, Real Madridi kontakton edhe yllin tjetër të Manchester Cityt
Aktualitet

Jo vetëm Rodrin, Real Madridi kontakton edhe yllin tjetër të Manchester Cityt

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Real Madridi ka si prioritet afrimin e një mbrojtësi të ri qendror në afatin veror, pasi pritet të ketë lëvizje të mëdha në repartin defensiv.

Largimi i mundshëm i David Alaba, si dhe mundësia që edhe Antonio Rudiger të mos vazhdojë në “Santiago Bernabeu”, e kanë kthyer qendrën e mbrojtjes në një domosdoshmëri për t’u përforcuar, me drejtuesit sportivë që tashmë po “rreshtojnë” objektivat.

Sipas raportimeve, Real Madridi ka humbur disa emra të rëndësishëm në këtë garë, pasi Marc Guehi ka kaluar te Manchester City, Dayot Upamecano ka rinovuar me Bayern Munich, ndërsa Nico Schlotterbeck ka firmosur kontratë të re me Borussia Dortmund. Kjo situatë e ka detyruar klubin madrilen të kthehet te alternativa të tjera – dhe një prej tyre është një lojtar që ka qenë prej kohësh në radar.

Read more:Zbulohen pagat e lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës – shifra marramendëse dhe befasi në listë

Bëhet fjalë për Josko Gvardiol, mbrojtësin e Manchester Cityt, për të cilin Real Madridi thuhet se po e ndjek prej tre vitesh dhe viti 2026 mund të jetë momenti kur të tentojë seriozisht transferimin.

Sipas “TEAMtalk”, zyrtarë të Real Madridit kanë zhvilluar bisedime me agjentin e kroatit, i cili mund të jetë i disponueshëm këtë verë, pasi kontrata e tij me Cityn ka vetëm dy vite të mbetura.

Read more:Real Madridi e kishte vendosur në shitje, ylli francez lëndohet dhe do të mungojë për një vit

Përveç Realit, edhe Bayern Munich raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Gvardiolit, me të dy gjigantët që synojnë ta shfrytëzojnë situatën e kontratës së tij në Manchester. Megjithatë, City thuhet se po përgatitet t’i ofrojë kroatit një marrëveshje të re, për ta “frenuar” interesimin në rritje.

Nëse Gvardiol refuzon rinovimin, atëherë transferimi në “Bernabeu” do të bëhej më i mundshëm. Ai shihet si profil që përputhet me politikën e Realit në merkato dhe si një zgjidhje e fortë për qendrën e mbrojtjes.

Read more:Ylli i Real Madridit konfirmon përleshjen fizike me Rudigerin përmes një deklarate

Për momentin mbetet të shihet se kë do të zgjedhë Real Madridi si objektivin final për mbrojtjen, por është e qartë se drejtuesit duhet të veprojnë saktë këtë verë, duke pasur parasysh rëndësinë e përforcimeve në këtë repart./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Tags: #Alternativa #Antonio rudiger #Bayern munich #Borussia dortmund #David alaba #jetë #Josko gvardiol #Manchester city #Real madrid #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme
  • Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 22 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 8 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 5 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

TIRANË– Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec.…

• 2 orë më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by