Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Skënder Minxhozi: Habia është pse habiteni!
Aktualitet

Skënder Minxhozi: Habia është pse habiteni!

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka një habi të madhe që endet këto muaj në ajrin politik të Tiranës. Është habia që lidhet me procesin përjashtues të të gjitha kandidaturave që guxuan të aplikojnë për të garuar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike. Është një habi e cila po zbërthehet në lloj-lloj analizash, komentesh e qëndrimesh në studiot televizive, mediat e tjera dhe rrjetin social përjetësisht të zhurmshëm e folklorik.

Habiten ata që gjithë ditën thonë e stërthonë po vetë se Doktori e ka privatizuar partinë. Habiten ata që kanë jetuar këtu 35 vitet e fundit dhe i kanë parë të gjitha peripecitë që ka kaluar PD e bashkë me të e gjithë Shqipëria, edhe për shkak se kryetari i saj nuk ka pranuar kurrë t’i lëshojë qoshen dikujt tjetër. Habiten edhe ata që panë sesi Berisha deklaroi me lot në sy largimin nga posti i kryetarit në vitin 2013 dhe përjetuan një surprizë të hidhur kur ai u kthye pas tetë vitesh në zyrën e Lulzim Bashës. Habiten më në fund ata që nga mëngjesi në darkë flasin e shkruajnë për nevojën e rotacionit të elitave dhe për domosdoshmërinë e hapjes së procesit politik ndaj të rinjve, e që bëjnë sikur nuk shohin sesi politikani më i vjetër i tranzicionit vazhdon të mbajë fort në duar frenat e partisë së dytë më të madhe të vendit. Një habi kombëtare për një ngjarje të vjetër sa vetë mosha e pluralizmit politik shqiptar.

Read more:Gjykata amerikane “rrëzon” tarifat e reja të Trump: Nuk justifikohen me ligjin tregtar

Të vetmit që nuk habiten janë ata që i qëndrojnë pas Doktorit dhe që kanë vendosur të ndajnë fatin politik final me të. Këta janë më të qartët dhe paradoksalisht më realistët rreth asaj që (s)ndodh në Partinë Demokratike. Një forcë politike ku mund të hapen, madje të shkalafiten të gjitha zyrat, seksionet, grupseksionet, grupi parlamentar, këshilli kombëtar dhe institucionet e tjera më të larta, kati i parë, i dytë dhe i tretë e deri te kolibja e rojes së parkingut në selinë qëndrore, përveç një zyre që është e dhënë me tapi qysh në ditën 1 të egzistencës së PD 35 vjet më parë: zyra e kryetarit Berisha!

Gjithçka mund të rinovohet, gjithçka mund të ndryshojë e transformohet përveç kësaj zyre. Cilido mund të vijë e të shkojë në atë parti, por jo kryetari i cili e ka marrë zyrën me tapi, siç thonë edhe të habiturit. Ajo zyrë dhe ai post do t’i rezistojë çdo gare të humbur zgjedhore, edhe duke shkelur nenin e famshëm Basha i cili thotë se në ditën e humbjes kryetarit i mbaron mandati, pa pikë dhe pa presje.

Read more:Pse Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në 30 vjet?

Ajo zyrë me pronësi nominale duhet t’i rezistojë çdo tërmeti politik, negociate, thirrjeje për ndryshim, fraksioni të madh apo të vogël. Është një zyrë e blinduar politikisht në nivelin personal dhe nuk ka kurrfarë stuhie e furtune që mund ta luajë nga vendi. Aty koha nuk ecën, ajri qëndron pezull dhe i palëvizshëm, aty nocionet e evolucionit dhe ndryshimit shbëhen, logjika e thjeshtë e rinovimit dhe e ligjësive të mëdha të jetës humbet fuqi, aty edhe ligjet e fizikës dhe të gravitetit duken sikur stepen.

Berisha e provoi se dëshëron të jetë një kryetar i pakohë. Le të habiten ata që habinë e paskan me tepri dhe që e përdorin vend e pa vend. Le të habiten e të mos kuptojnë se kryetari historik i PD është i tillë, pra historik, sepse përjetësisht ka qenë kandidat pa rival në partinë e tij. Ka qenë një lloj atleti i garave të thellësisë që ka garuar rregullisht i vetëm, pa konkurentë dhe pa bërryla që ta shqetësonin. Kushdo ka guxuar e ka parë veten në rrugë ose dhe më keq. Historia i njeh mirë rastet dhe emrat.

Read more:Berisha pranon dështimin e protestës: Duhet të angazhohemi më mirë! Rama nga frika na bllokoi marshimin

Prandaj kjo pozitë përjetësisht dominuese brenda partisë i ka krijuar Sali Berishës luksin që kur edhe humbet zgjedhjet, të mos i quajë të tilla, pra zgjedhje, por “farsë”. Paçka se askund në statutin e ndryshuar të PD pas ikjes së Lulzim Bashës, nuk thuhet që nëse partia i konsideron zgjedhjet të vjedhura nga kundërshtarët, kryetari nuk ikën nga posti.

Read more:Prishtina Trails 2026: Vrapim në natyrë e me mendje për mbrojtjen e Gërmisë

Sot rreziku Doktorit nuk po i vjen nga ndonjë pusi senatorësh apo thikë pas shpine në katet e larta të partisë. Aq më pak po i vjen nga neni Basha me të cilin tallet nga mëngjesi në darkë. Në atë ambjent që quhet PD s’ka më rrezik për Berishën pasi e ka spastruar me kohë fushën e lojës. Risku po i vjen nga s’e priste: nga një grua e panjohur e quajtur Mereme Sela që pati guximin e çmendur të garojë për kryetare partie. Dhe që pasi u skualifikua, siç pritej, vendosi ta çojë në gjykatë nenin e famshëm Basha.

Duket si një shenjë e fatit, por ja që goditja mund të vinte vetëm nga persona të tillë jashtë rrethit të ngushtë politik, të palidhur me interesa, njohje apo histori të përbashkët me Berishën. Akti i padisë në gjykatë për nenin Basha ishte hapi që askush s’e ndërmori këto vite. As vetë Basha, as pasuesit e tij gjithnjë e më të paktë, as Edvin Salianji.

Read more:Ylli Pata: Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Mereme Sela qe e vetmja. Duket si ndonjë barcaletë për ditë me shi por ja që një hap i tillë surprizë nga një grua e panjohur mund të kthehet potencialisht në ortek për Doktorin nëse gjykata do ta lexojë ftohtë dhe objektivisht statutin e ndryshuar të PD të miratuar nga një tjetër gjykatës me mbiemrin Zhukri. Nëse kjo padi-surprizë do të kthehej në realitet, mund të kishim një zhvillim që as Berisha e as të tjerët rreth tij s’do të dinin si ta menaxhonin. Atëhere do të kishte vërtetë vend për t’u habitur!/ JavaNews

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gare #Gjykata #jetë #Mediat #mereme sela #padi #PD #sali berisha #Skënder Minxhozi #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje
  • Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat
  • Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
  • ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë
  • Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 16 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by