
Trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të hidhur të dielën, pasi babai i tij ka ndërruar jetë.
Vetëm disa orë para se të nisë “El Clasico”, skuadra katalunase ka njoftuar lajmin se babai i Flick ka ndërruar jetë.
Megjithatë, në bazë të raportimeve të mediave spanjolle, Flick pritet që pavarësisht dhimbjes t’i qëndrojë pranë ekipit dhe do ta drejtojë skuadrën në këtë përballje të vështirë.
Read more:Barcelona në bisedime konkrete për transferimin e sensacionit kroat
“FC Barcelona dhe tërë familja e blaugransve i shpreh ngushëllime Hansi Flick pasi i ndërroi jetë babai. E ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë me të dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë”, njoftoi ndër të tjera Barcelona.
Përndryshe, Barcelona mund të shpallet kampion këtë të diele në rast që merr qoftë edhe një barazim në shtëpi ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid.
Read more:LIVE TV- U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi
Kujtojmë, “El Clasico” do të nisë nga ora 21:00 si dhe zhvillohet në “Camp Nou”./Telegrafi/




