Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Revolucioni financiar dixhital, Analiza e Fintech Times: Shqipëria, një nga tregjet më interesante në Europën Juglindore
Aktualitet

Revolucioni financiar dixhital, Analiza e Fintech Times: Shqipëria, një nga tregjet më interesante në Europën Juglindore

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit financiar dhe teknologjik, ndërsa vendi po kalon nga dixhitalizimi bazë drejt “bankingut të hapur”, pagesave më të shpejta dhe afrimit me standardet europiane financiare. Kështu e përshkruan “Fintech Times” tregun shqiptar në një analizë për zhvillimet fintech dhe digjitale në vitin 2026.

“Fintech Times” shkruan se Shqipëria nuk është më thjesht një treg që po përpiqet të arrijë ritmin e vendeve të tjera, por po hyn në fazën e ndërtimit të një infrastrukture moderne financiare, me fokus te “bankingu i hapur”, pagesat e shpejta dhe afrimi me standardet europiane. Sipas analizës, kjo e bën Shqipërinë një nga tregjet e vogla fintech më interesante në Europën Juglindore.

Analiza thekson se ky transformim nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me modernizimin ekonomik dhe procesin e integrimit europian. Sipas të dhënave të Bankës Botërore të cituara nga media britanike, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë ka kaluar 27 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa PBB për frymë vlerësohet rreth 11,378 dollarë.

Read more:KOMF u bën thirrje urgjente prindërve: Vaksinoni fëmijët, mos bini pre e dezinformatave

Një pjesë e rëndësishme e analizës fokusohet te “bankingu i hapur”. “Fintech Times” shkruan se Banka e Shqipërisë e ka cilësuar veten si një pionere rajonale në këtë fushë pas reformave të ngjashme me PSD2, standardi europian për bankingun e hapur. Në nëntor 2024 u dha edhe licenca e parë për “bankingun e hapur”, zhvillim që analiza e konsideron si një kthesë praktike dhe jo vetëm rregullatore.

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2025, i cituar në analizë, konfirmon se transaksionet e para mes ofruesve të shërbimeve të pagesave dhe bankave janë realizuar gjatë tremujorit të parë të vitit të kaluar, duke e bërë funksional sistemin e “bankingut të hapur”.

Read more:Trendi i ri në ChatGPT – analiza për kujdesin ndaj lëkurës

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte hyrja e Shqipërisë në zonën SEPA në nëntor 2024. Sipas analizës, ky hap e afron sistemin shqiptar të pagesave me tregun europian, ndërsa pagesat elektronike u rritën me 24% gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar, të nxitura nga përdorimi më i madh i kartave dhe pagesave online.

“Fintech Times” ndalet edhe te projekti për ndërtimin e një sistemi kombëtar pagesash të menjëhershme. Në janar 2025 nisi zhvillimi i një platforme të bazuar në modelin europian TIPS, sistemi që mundëson transferta në kohë reale. Sipas analizës, kjo tregon se Shqipëria po përpiqet të ndërtojë një treg pagesash më të shpejtë, më të lirë dhe më të integruar me sistemin financiar europian, dhe jo thjesht të shtojë aplikacione mbi infrastrukturën ekzistuese.

Read more:Investime miliardëshe për gazin amerikan në rajon, Kosova mungon në hartë

Në analizë përmendet edhe deklarata e guvernatorit Gent Sejko, i cili ka theksuar se inovacioni teknologjik po transformon peizazhin financiar shqiptar duke zgjeruar shërbimet, nxitur përfshirjen financiare dhe krijuar mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët.

Sipas “Fintech Times”, ekosistemi fintech në Shqipëri mbetet ende i vogël, por në rritje. Aktualisht vlerësohet se në vend operojnë rreth 22 kompani fintech, kryesisht institucione pagesash dhe paraje elektronike. Megjithatë, analiza thekson se sfida kryesore tashmë nuk është më futja e pagesave digjitale në treg, por përdorimi i tyre i përditshëm nga qytetarët, bizneset dhe ndërmarrjet e vogla.

Read more:Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit! Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, do të sjellë inflacion

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të cituara në analizë, tregojnë se pagesat me karta përbënin rreth 67% të totalit të pagesave bankare gjatë vitit të kaluar, ndërsa pagesat me para elektronike po bëhen një tregues gjithnjë e më i fortë i sjelljes digjitale të konsumatorëve shqiptarë.

Në përfundim, “Fintech Times” arrin në konkluzionin se Shqipëria nuk është ende një histori e madhe europiane suksesi në fintech, por është qartësisht një treg që po hyn në fazën e tij të ardhshme: “bankingu i hapur” është tashmë funksional, integrimi me SEPA-n ka përparuar, sistemi i pagesave të menjëhershme po ndërtohet dhe përdorimi i pagesave elektronike është gjithnjë e në rritje.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Banka #banka e Shqiperise #Bizneset #fintech #Fokus #gent sejko #Inovacioni #PBB

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Radarët dhe dronët ‘zbulojnë’ shkeljet rrugore në Gjirokastër, 1383 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara në 1 javë (VIDEO)
  • Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë
  • Rrugorja e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, 11 mijë gjoba shkelësve të qarkullimit! 55 të arrestuar ose nën hetim (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by