
Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili sulmoi publikisht ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Berisha deklaroi një ditë më parë se ambasadori Gonzato “sillet sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës”, duke e akuzuar atë se po i shërben kryeministrit shqiptar dhe se po “trillon në Bruksel” kundër opozitës, duke e paraqitur atë si forcë që punon kundër integrimit evropian të Shqipërisë.
Pas këtyre deklaratave, një zëdhënës i Bashkimit Evropian dënoi sulmet personale ndaj diplomatit evropian, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
Read more:Cilat vende të Evropës kanë ndotjen më të lartë nga PM2.5 dhe ku renditet Kosova?
“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e BE-së.
Mbështetje për Gonzaton kanë shprehur edhe ambasadorët e vendeve evropiane të akredituar në Tiranë.
Read more:‘Më pak se 100 veta në protestë’, Evi Kokalari: Bravo demokratë, super mesazh i dhatë Berishës sot
Në reagimin e tyre, të udhëhequr nga ambasadori i Qipro, vend që aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së, deklaratat e Berishës u cilësuan si “kritika personale të pajustifikuara dhe të papranueshme”.




